Protestuan për lirimin e kuksianëve, policia shoqëron kreun e FRPD në Shkodër e 2 anëtarë

Pesë ditë pas protestës të zhvilluar përpara Gjykatës së Apelit në Shkodër, për lirimin e 11 kuksianëve, policia ka shoqëruar sot për rreth dy orë, tre anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, mes tyre edhe kreun e këtij forumi. 

Në komisariatin e Shkodrës janë shoqëruar sot 3 të rinjtë Arvit Bushati, Besjan Zaja dhe Ergys Ivziku. Arvit Bushati është kryetari i FRPD-së në Shkodrër. 

Ata protestuan pak ditë më parë përballë godinës së Gjykatës së Apelit në Shkodër, për lirimin e 11 kuksianëve, të cilët ishin në pritje të vendimit të trupës, pasi Gjykata e Tiranës vendosi për ta “arrest me burg”.


Tre të shoqëruarit nga Policia e Shkodrës

Kujtojmë se protesta u shoqërua me fishekzjarre dhe tymuese në shenjë proteste. Pas seancës që zgjati rreth 4 orë, 8 prej protestuesve u liruan, ndërsa mbetën në burg 3 prej tyre. 

Pas shoqërimit nga policia të tre përfaqësuesve të FRPD, pranë Drejtorisë së Policisë kanë mbërritur dy deputetë të PD, Bardh Spahia dhe Izmira Ulqinaku si dhe kryebashkiakja Voltana Ademi. Tre zyrtarët e PD kanë kërkuar lirimin e të ndaluarve. Ata u lanë të lirë nga policia e Shkodrës rreth dy orë pas ndalimit.

Njoftimi i Policisë Shkodër
Sot, strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër shoqëruan shtetasit B.Z. 25 vjeç, E.I. 26 vjeç dhe A.B. 28 vjeç, për të dhenë sqarime mbi organizimi e protestës para Gjykatës së Apelit Shkoder, zhvilluar me datë 20.04.2018.

Deklarimet jane marre konform procedurave ligjore. Për këtë rast ndiqen në gjendje të lirë dhe do referohen materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” e “Prishja e qetësisë publike” në ngarkim të këtyre shtetasve, parashikuar nga neni 262 e 274 të Kodit Penal.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:58
Shoqërimi i kryetarit të FRPD në Shkodër, reagon Gurakuqi: Gabim i rëndë

Pas shoqërimit në komisariat, të tre anëtarëve të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, mes tyre edhe kreun e këtij forumi, pas 5 ditë protestë ndaj burgosjes të proteststuesëve në “Rrugën e Kombit, ka reaguar deputeti i i PD në Qarkun e Shkodrës, Romeo Gurakuqi. Shoqërimin e të rinjve të FRPD në komisariat, Gurakuqi e ka konsideruar si një gabim të rëndë.

Vendi nuk ka një Minister të Drejtësisë, përveçse nuk ka më Gjykatë Kushtetuese. Kjo ka krijuar të gjitha lëhtësite, që Policia e Shtetit të veprojë sipas urdhërave politike të ministrave të Edi Ramës.

Para pak minutash, policia ka shoqëruar tre të rinj drejtues të FRPD dega Shkodër. I kërkoj drejtuesve të Policisë të respektojnë ligjin dhe të kenë përherë mbi kokë: Kushtetutën dhe Kartën e Lirive.

Radha fillon me deputetët e mazhorancës që u bënë një dhe fjetën me ilegalitetin. Gabimi me djemtë idealiste  të FRPD është i rëndë.

Nga verifikimi në komisariat na rezultoi se marrja nga Pjaca e Shkodrës e tre të rinjve aktiviste të opozitës, është bërë pa një urdhër shoqërimi dhe aq me pak një urdhër ndalimi. Asnjë thirrje paraprake nuk është bërë për t’u paraqitur për pyetje dhe deklarim. Çështja është se kush ka urdhëruar dhe cili është kuadri ligjor mbi të cilin operon policia?!

Romeo Gurakuqi, deputet i PD në qarkun e Shkodrës

Ora 14:35
Ndalimi i përfaqësuesve të FRPD, Këlliçi: Rama s'ka parë gjë ende nga Shkodra

Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi, ka reaguar pas shoqërimit të tre përfaqësuesve të FRPD, në Shkodër, për protestën e zhvilluar javën e kaluar përpara Gjykatës së Apelit kur po vlerësoheshin masat për 11 kuksianët.

Përmes një deklarate, Këlliçi thekson se Rama është trembur nga kuksianët, por s'ka parë gjë ende nga Shkodra. 

Edi Rames i ka hyre lepuri ne bark nga Kukesi por s’ka pare ende asgje nga Shkodra.

Edi Rama liro sa me pare te rinjte shkondrane. Mos luaj me ndjeshmerite e nje populli qe i ka shkuar thika ne palce nga korrupsioni qeveritar. Po te ishe trim shkoje ne Shkoder nuk justifikoheshe me mamin e semure.

Belind Këlliçi, kryetar i FRPD

Reagimi i Këlliçit:
Me urdher te Fatmir Xhafes, vellait te trafikantit te droges Agron Xhafa, policia ka shoqeruar sot Arvit ushatin, Kryetarin e FRPD Shkoder dhe dy anetare te Keshillit Kombetar te FRPD-se, Ergys Ivziku dhe Besjan Zaja. Ata jane shoqeruar per arsyen e thjeshte se kerkonin lirimin e kuksianeve te rrembyer nga shtepit e tyre ne mesnate sepse ishin kunder takses korruptive per rrugen e kombit.

Te rinjte e FRPD protestuan kunder mbajtjes padrejtesisht ne burg te kuksianeve ndersa trafikanti i droges Saimir Tahiri ishte ne kuvend.

Shoqerimet dhe arrestimet as nuk e trembin as nuk e stepin rinine qe kerkon drejtesi, shtet ligjore ku kriminelet dhe trafikantet jane ne burg jo ne parlament e qeveri, drejtesi sociale jo taksa e tarifa per me te varferit e favore per pushtetaret, miqte dhe partneret e tyre.

Edi Rames i ka hyre lepuri ne bark nga Kukesi por s’ka pare ende asgje nga Shkodra.

Edi Rama liro sa me pare te rinjte shkondrane. Mos luaj me ndjeshmerite e nje populli qe i ka shkuar thika ne palce nga korrupsioni qeveritar. Po te ishe trim shkoje ne Shkoder nuk justifikoheshe me mamin e semure..

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë