POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Putin dhe Erdogan së shpejti takim ‘kokë më kokë” në Rusi

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe Rexhep Taip Erdogan, presidenti turk

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij turk Rexhep Taip Erdogan pritet të takohen gjatë këtij muaji ku temë kryesore e diskutimit të tyre pritet të jetë vendimi i Shteteve të Bashkuara për të tërhequr trupat amerikanë nga Siria.

Data e takimit të saktë është ende në negociata, është deklaruar zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitri Peskov të dielën, transmeton agjencia e lajmeve ruse “Tass”

"Udhëheqësit ranë dakord se takimi do të ishte së shpejti, por data e saktë ende nuk është përcaktuar", ka thënë Peskov.

Sipas burimit të medias, udhëheqësit e dy vëndëve pritet të diskutojnë një gamë të gjerë çështjesh, duke përfshirë situatën në Siri dhe kontratën për blerjen nga Ankara të një sistemi raketash anti-ajror S-400.

Herën e fundit, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin u takuan më 1 dhjetor  të vitit të kaluar në samitin të G20-ës që u mbajt në Buenos Aires .

Ndërkohë në  fund të dhjetorit 2018, delegacioni turk, i cili përfshinte shefat e Ministrisë së Jashtme dhe Ministrinë e Mbrojtjes,  u përfshinë në negociata në Moskë me zyartarët rus ku  palët diskutuan situatën në Siri dhe tërheqjen e trupave amerikane nga vendi arab

Turqia mbështetë grupet rebele opozitare në Siri, ndërkaq Rusia dhe Irani mbështesin Qeverinë e presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Më 20 dhjetor, 2018, president i SHBA-së Donald Trump njoftoi se do të tërheqë trupat amerikane nga Siria. Lidhur me tërheqjen e trupave amerikane, këshilltari për siguri kombëtare i Trumpit, John Bolton tha se do të bisedojë me zyrtarët ushtarakë turq, gjatë ditës së martë, kur pritet edhe të vizitojë këtë vend.

b.xh.
Komento