Rama: Më 2013 OSHEE kërcënim për ekonominë, brenda vitit qytetarët aksionerë

Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza të forta ndaj Kompanisë së Shpërndarjes së Energjisë (OSHEE), duke e cilësuar atë simbol kërcënimi për ekonominë deri pak kohë më parë.

Rama theksoi se tashmë është bërë një transformim i rëndësishëm, duke filluar nga aspekti më thelbësor, vendosja e ligjshmërisë në sektorin e energjisë dhe transformimi i kompanisë nga një aset i rrezikshëm për ekonominë, në një aset që sot rivlerësohet ditë pas dite. Sipas tij, u trashëgua një situata ku humbjet i afroheshin 50%, ndërsa sot ato janë përgjysmuar dhe brenda vitit parashikohet që të shkojnë në 10%.

“Kompania e Shpërndarjes së Energjisë, simbol kërcënimi për ekonominë. Kalonte një fazë dramatike në çdo aspekt. Ajo që bëmë ne ishte një transformim i rëndësishëm duke filluar nga aspekti më thelbësor, vendosja e ligjshmërisë në sektorin e energjisë dhe transformimi i kompanisë nga një aset i rrezikshëm për ekonominë, në një aset që sot rivlerësohet ditë pas dite. Për të mbajtur në këmbë sistemin e shpërndarjes dhe për të furnizuar me energji vendin, Buxheti i Shtetit financonte 150 milionë euro në vit si kompensim i humbjeve. Trashëguam një situatë ku humbjet i afroheshin 50%, ndërsa sot janë përgjysmuar dhe strategjia parashikon që ato të shkojnë në 10%. Brenda pak viteve do të kemi një hapje 100% të tregut të energjisë. Sot kemi nisur përgatitjet për një tjetër hap të rëndësishëm, që do të krijojë një atmosferë të re në marrëdhëniet mes konsumatorëve dhe OSHEE. Kemi nisur punën për një IPO dhe deri në fund të vitit do jemi gati t’iu ofrojmë qytetarëve shqiptarë mundësinë e pjesëmarrjes si aksionerë në OSHEE, që vitin e ardhshëm të ketë një benefit reciprok për kompaninë dhe qytetarët”

Edi Rama, kryeministër i vendit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TA RRAS LALA: 26/03/2018 23:38

    O komentar po çfar doni ju babën tuaj kriminel salheun qe të paguanin pensionistët dhe ju fmit e salheut të bënit rëmpal. Në cilin vënd të botës spaguhet energjia? E pse gënjen që paguan 80 mij lek ne të tjerët jetojm në hen se dim ne se sa pagohet. Prit të fitoi salheu juj që të bëni pall prap po bespj se duhet të prisni dhe nja 20 vjet që tu realizohet kjo ëndër

    Përgjigju
  • Shenjestra: 26/03/2018 12:32

    Unë qe po shkruaj pagoj 10.000 mije lek te reja , 8.000 mijë lek te reja ç'do muaj. Do te thote baraz me nje auto kamion i tonazhit te rrende qe i shkone taksa vjetore po aqe sa paguaj une drita ne nje vit! Unë as trasportoj mallra dhe as konsumoj karburante, por vetem ndeze nje lavatriçe dhe nje dush , jo 24 ore por 2-3 here ne jave. O benefiti shikoje keto se nuk jan gjera qe e mbushin popullin me frymezim te mire! Une jam i ndergjegj-shem qe ti nuk i bene me qellim por shikoji se nuk jan aq te pasterta keto veprime, jo nga ana juaj, por nga ata qe te siellin lame te mira ty nga te keqiat qe i bejne popullit!

    Përgjigju
    • Lili: 26/03/2018 15:36

      Mallkuar qofsh o krim kriminister.I majte s,je pse na e more Partine dhe pushtetin? Qe te na besh gropen? Do mbahesh mend ne histori si vrases,e theksoj si vrases jo me pushke por vrases me pushtet me taksat pa fund.Felliqesire.Mos gdhifsh e u mbulofsh me turp.

    • Lili: 26/03/2018 15:31

      O krie krieministri yne.Mallkuar qofsh qe i more jeten popullit tend.Mos gezofsh o i pangopur asgje,as grua,as femije as pushte,as para.Te pafsha para drejtesise me tepsi dhe koken tende per tu gjykuar.I pa

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta 'në sulm', Kulluri: Ka paranoja! I vetmi që e ka shitur është Berisha, kur ta kuptoj do jetë vonë

Meta 'në sulm', Kulluri: Ka paranoja! I vetmi që e ka shitur është Berisha, kur ta kuptoj do jetë vonë