Rama komandon dhe dërgon Lleshin në Ministrinë e Brendshme, Xhafaj i dorëzon detyrën

TIRANE-Sandër Lleshi është zyrtarisht ministër i komanduar i Punëve të Brendshme të Shqipërisë. Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme fillimisht ka emëruar Sandër Lleshin në postin e zv/ ministrit të Brendshëm, ndërsa më pas Rama e ka komanduar në drejtimin e këtij dikasteri në vendin e Fatmir Xhafajt.

Rama publikoi një foto me ministrin e ri të komanduar, ndërsa e ka shoqëruar me një status ‘Me drejtuesin e ri të Punëve të Brendshme, gjeneral Sandër Lleshin, pas mbledhjes së qeverisë që vendosi emërimin e tij zv.Ministër i Brendshëm’.

Pas mbledhjes së qeverisë, Rama ka preferuar që ta shoqërojë vetë Sandër Lleshin në ministrinë e Brendshme në prezantimin me stafin. I pranishëm ka qenë edhe ish-ministri Xhafaj që i ka dorëzuar detyrën. Ceremonia ka zgjatur rreth 25 minuta, më pas kryeministri dhe ish-ministri Xhafaj janë larguar, ndërsa nuk kanë preferuar që të bëjë asnjë koment.

Prezantimi është bërë me dyer të mbyllura, ndërsa pas largimit të shefit të qeverisë dhe Xhafës, ministri i ri i komanduar ka zhvilluar një takim me drejtorin e policisë së shtetit, Ardi Veliu dhe katër zv/ ministrat e Brendshëm, Romina Kuko, Rovena Voda, Besfort Lamallari dhe Julian Hodaj.

Lëvizja e kryeministrit për të komanduar Lleshin ministër erdhi pas vendimit të Presidentit për të refuzuar dekretin për gjeneralin. Nisur nga situata e krijuar, Rama e emëroi zv/ ministër dhe e komandoi duke nxjerrë jashtë loje kreun e shtetit. Presidenti u shpreh dje se nuk do të lejonte përpjekje sfiduese, ndërsa tashmë pritet që kush do të jetë reagimi i Ilir Metës, që aktualisht ndodhet në një vizitë zyrtare në Itali.

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:08
Rama dhe Xhafaj largohen të buzëqeshur nga ministria, Lleshi vijon takimin me Veliun (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri Xhafaj janë larguar nga ministria e Brendshme pas 25 minutash, nga momenti kur shefi i qeverisë u fut së bashku me Sandër Lleshin. Pas dorëzimit të detyrës nga Xhafaj dhe prezantimit me stafin, Rama dhe ish-ministri u larguan, ndërsa Lleshi po vijon takimin me drejtorin e policisë, Veliu. Kryeministri dhe Xhafaj janë larguar të buzëqeshur, ndërsa nuk kanë pranuar që të bëjnë asnjë koment për mediat.

Ora 12:32
Sandër Lleshi arrin në ministrinë e Brendshme i shoqëruar nga Rama (VIDEO-FOTO)

Rreth orës 12:30 ka mbërritur në ambientet e ministrisë së Brendshme drejtuesi i ri i komanduar Sandër Lleshi, ndërsa u shoqërua nga kryeministri Edi Rama. Më herët në godinë u ngjit ish-ministri Xhafaj, i cili do i dorëzojë detyrën Lleshit. Në prezantimin e Lleshit ndodhen 4 zv/ ministrat dhe drejtori i policisë së shtetit.

 

Ora 12:30
Lleshi prezantohet ministria e Brendshme, i pranishëm Rama, Xhafaj dhe Veliu (VIDEO)

Pas pak pritet që në ambientet e ministrisë së Brendshme që vijnë ministri i ri i komanduar Sandër Lleshi i shoqëruar nga kryeministri Rama, ndërsa të pranishëm janë edhe ish-ministri Xhafaj që do i dorëzojë detyrën dhe drejtori i policisë së shtetit, Veliu.

Ardi Veliu dhe Rovena Voda
Ora 12:16
Emërimi i Lleshit/ Paloka: Të provojë se nuk është një kukull, të mospengojë arrestimin e Vangjush Dakos

TIRANË- Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka reaguar mbi emërimin e Sandër Lleshit në postin e zv.ministrit të Brendshëm.

Në një deklaratë për mediat, Paloka është shprehur se Parlamenti ka hapur rrugën e drejtimit të Ministrisë së Brendshme nga një tjetër ushtar i Edi Ramës, fundi i të cilit do të jetë i njëjtë: peng i krimit të organizuar.Paloka shkruan se Sandër Lleshi nuk ka për ta luftuar dot krimin, sepse pushteti politik i shefit të tij varet nga blerja e votës nëpërmjet bandave dhe krimit të organizuar. 

Sipas tij, e vetmja mënyrë që Sandër Lleshi të provojë se nuk është një kukull është që ai të mospengojë arrestimin e Vangjush Dakos, pjesë e dosjes 339 dhe  çdo ministri, deputeti, kryebashkiaku apo drejtuesi të Partisë Socialiste të përfshirë në ndonjë dosje tjetër.

Në Shqipëri nuk ka për të patur as drejtësi, as luftë kundër krimit dhe asnjë zhvillim normal pa u ndëshkuar krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës!

Edi Paloka, nënkryetari i PD-së

Deklarata e plotë e Edi Palokës:

Parlamenti i hapi sot rrugën drejtimit të Ministrisë së Brendshme nga një tjetër ushtar i Edi Ramës, fundi i të cilit do të jetë i njëjtë- shërbëtor i një kryeministri peng të krimit të organizuar. 

Sandër Lleshaj nuk ka për ta luftuar dot krimin, sepse pushteti politik i shefit të tij varet nga blerja e votës nëpërmjet bandave dhe krimit të organizuar. 

Sandër Lleshaj është produkt i një qeverie ilegjitime, që qëndron në pushtët me të paktën 15 mandate të blera. 

Sandër Lleshaj nuk do ta luftojë krimin që ble vota për të, sepse Edi Rama e ka emëruar atje për të mbrojtur nga arrestimi i menjëhershëm Vangjush Dakon, simbolin e blerjes së pushtetit politik të Edi Ramës nëpërmjet krimit të organizuar. 

Për këtë krim, i provuar edhe nga përgjimet e dosjes 339, të denoncuar nga opozita, Vangjush Dako duhet të ishte sot në burg! 

Përsa kohë Vangjush Dako dhe çdo ministër, deputet, kryebashkiak apo drejtues i Partisë Socialiste, pjesë e dosjes 339, apo e ndonjë dosje tjetër nën hetim për krimin e blerjes së votës, do të jenë jashtë burgut, do të thotë se Sandër Lleshaj është pjesë e paktit të Edi Ramës me krimin që blen votat. 

Sandër Lleshaj e ka shumë të thjeshtë të provojë që sot se nuk është një kukull: ai nuk duhet të pengojë arrestimin e Vangjush Dakos.

Përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, duke shkëmbyer me pasuri dhe pushtet votat e blera për tepsinë e Edi Ramës. 

Përgjimet zyrtare të prokurorisë nga dosja 339 nxjerrin në pah marrëdhënien e ngushtë të Vangjush Dakos me bandën e Avdylajve, trafikantë ndërkombëtarë droge nga Amerika latine në Europë, të cilët i ka përdorur në fushatë për të blerë zgjedhjet. Përgjimet faktojnë gatishmërinë dhe garancinë e Vangjush Dakos për t’i mbaruar punë bandës. 

Mosarrestimi i Dakos është prova e shkatërrimit total të prokurorisë së krimeve të Rënda. 

Mosarrestimi i Dakos hedh në erë alibitë qesharake për suksesin e reformës në drejtësi. 

Në Shqipëri nuk ka për të patur as drejtësi, as luftë kundër krimit dhe asnjë zhvillim normal pa u ndëshkuar krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës!

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rema: 06/11/2018 23:21

    Sander mafishja i Rames u vu me force nga diktatori Rama per the mbyllur syte ne shitbllerjen e votes

    Përgjigju
  • Erik: 06/11/2018 17:38

    Likja pse nuk reagoi sot me deklarata partiake sikur dje? Apo i ra pishmanit per gomarllekun qe beri?

    Përgjigju
  • MIRDITOR: 06/11/2018 17:24

    JAM MIRDITOR, NGA RRËSHENI, KY SANDËR LLESHAJ NUK MA MBUSH MENDJEN. ËSHTË SHUM I DREJTË DUHET ME QAN PAK I DJALLZUAR PËRNDRYSHE TË MARRIN PËR TË DOBTE TË TJERET. SI DO QOFT TA SHOFIM SI DO TË PUNOJE.

    Përgjigju
  • Ardi: 06/11/2018 15:06

    Urime.Mbaresi!

    Përgjigju
  • Fraiku: 06/11/2018 14:45

    Shpresojme te behet nje Della Chiesa i shqiperise gjenerali! Urime dhe mbeshtetje.

    Përgjigju
  • Bora: 06/11/2018 14:16

    Urime dhe besoj ne aftesite tuaja. Respekte

    Përgjigju
  • ilir: 06/11/2018 12:06

    Urime !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale