POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Rama nis ditën me shifrat e buxhetit të 2019-ës, ja cilët punonjës do të marrin rritjen më të madhe të pagave

Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka postuar një videoinformacion për rritjen e pagave të mbi 60 mijë punonjësve të parashikuar në buxhetin e vitit 2019.

Buxheti për vitin 2019 do të financojë mbi 2 miliardë lekë për rritjen e pagave për mbi 60 mijë të punësuar.

Rreth 1 miliardë lekë do të shkojnë për rritjen e pagave në shëndetësi ku 4650 mjekë dhe 13765 infermiere, laborantë dhe ndihmës mjekë përfitojnë rritje page mesatarisht 7%. Rritjen më të madhe të pagave do ta përfitojnë rreth 308 punonjës të përfaqësive diplomatike përfitojnë rritje page mesatarisht 20%.

1.37 miliard lekë do të shkojnë për rritjen e pagave në arsim ku 35873 mësues e staf mësimor përfitojnë rritje page 7%. Në vitin 2019 fondet për pagat e edukatorëve do të rriten me 9.1% në krahasim me vitin 2018 dhe do të punësohen 438 edukatore më shumë.

Në sektorin e mbrojtjes mbi 6800 ushtarë aktiv përfitojnë 10-19% rritje page, ndërsa 3559 policë të burgjeve përfitojnë rritje page mesatarisht 7%.

Postimi i Ramës në Facebook:

ke.mu.
Komento