POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Rama sqaron arsyen e vërtetë të përjashtimit të deputetit të PS nga grupi

Edi Rama dhe Gjetan Gjetani

Kryeministri Edi Rama ka treguar për herë të parë arsyen e vërtetë që e shtyu për të marrë vendimin për të përjashtuar nga grupi i PS, deputetin Gjetan Gjetani. Rama u shpreh se deputeti bënte shantazh me largim nëse nuk do i jepej e drejta për të emëruar shefin e policisë në zonën e tij.

“U përjashtua se bënte shantazh që do iki. Kërkonte të drejtën të kishte shefin e policisë. Që nga koha e Saimir Tahirit nuk i vendosin më deputetët shefat e policisë”, u shpreh Rama mbrëmë në në Open në Top Channel, teksa theksoi se prej kohës që ai ka ardhur në pushtet deputetët respektojnë forcat e policisë.

Rama kërkoi përjashtimin e deputetit Gjetan Gjetani në mbledhjen e asamblesë kombëtare të PS, pasi përmes një statusi në Facebook-un e tij doli kundër policisë në Kurbin dhe paralajmëroi se nëse ky komisariat nuk pastrohet, ai do të ishte i pari që do dilte në protesta.

d.ba.
Komento