POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Rama tregon historinë e mjekes onkologe: La Italinë për QSUT/VIDEO

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook një tjetër histori të mjekëve që vijnë nga vendet jashtë ku kanë studiuar për të kontribuar në spitalet e vendit tonë.

Rama ka treguar historinë e mjekes onkologe Bianka Shima, një mjeke që ka studiuar në Romë dhe ka bërë 5 vite specializim aty për radioterapi onkologjike.

Jam kthyer me deshiren e mire qe cdo dije qe kam marre jashte ta sjelle ne vendin time dhe me shpresen qe te ndihmoj sa me shume njerezit.

Mjeke onkologe, Bianka Shima

MIRËMËNGJES dhe me shembullin e doktoreshë Biankës që ka lënë Italinë për të ushtruar shërbimin e saj si profesioniste e specializuar pranë onkologjikut në QSUT, ku me instalimin e akseleratorit të dytë, pacientët trajtohen tanimë me të njëjtin standard dhe efikasitet si në klinikat simotra europiane, ju uroj një ditë të mbarë.

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë

e.gj.
Komento