Raporti: Rreth 12 mijë viktima nga TEC-et e Ballkanit Perëndimor

3 vjet,  250 ditë 13 orë kanë kaluar që nga vendosja e afatit të fundit që vendet e Ballkanit Perëndimor të respektojnë kufijtë e ndotjes. Këto kanë për qëllim të zvogëlojnë ndikimet vdekjeprurëse të termocentraleve të qymyrit në shëndetin e njerëzve dhe mjedisin. 

Ndotja nga termocentralet me qymyr në vendet e Ballkanit Perëndimor ka shkaktuar afërsisht 12 mijë viktima në Europë përgjatë tri viteve të fundit, sipas përllogaritjeve të një raporti të ri.

Gjysma e tyre është shënuar në vendet e unionit si Italia, Rumania dhe Hungaria, shkruan raporti i CEE Bankwatch Network dhe Qendrës për Hulumtime mbi Energjinë dhe gjendjen e Ajrit të Pastër, 3700 në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe 960 në vendet e tjera.

Ndotja vjen nga termocentrale të cilët tejkalojnë limitet ligjore të ndotjes, apo të orëve të punës, në Serbi, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi. Në Serbi , çlirimi i Dioksidit të sulfurit, ose SO2 është deri në 6.1 herë më i lartë se normat e lejuara, në Kosovë 1.9 herë, Bosnje dhe Hercegovina 9.9 herë, Maqedonia e Veriut 5.5 herë dhe Mali i Zi 1.003 herë.

Edhe pse situata duket tejet e rëndë autoritetet nuk duket se po bëjnë mjaftueshëm për të ndërhyrë, e njëjtë edhe institucionet e BE-së. Autorët argumentojnë se përtej kostove shëndetësore, BE ka mbi vete një përgjegjësi tjetër pasi është importuese neto e energjisë së prodhuar në rajon. Edhe pse elektriciteti që importon është një fraksion shumë i vogël i energjisë që përdor në total, prodhimi i energjisë elektrike tek këto termocentrale ka një ndikim të madh mbi ndotjen.

Dioksidi i sulfurit është një ndër ndotësit më të mëdhenj të ajrit, me një ndikim të konsiderueshëm mbi shëndetin.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët, qeveria italiane synon nga janari 2025 transferimin e tyre në Gjadër

Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët, qeveria italiane synon nga janari 2025 transferimin e tyre në Gjadër