POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Raporti, numri i viktimave nga rrëzimet e avionëve në vitin 2018 më i lartë se në 2017

Foto ilustruese

Numri i vdekjeve nga rrëzimet e avionëve përgjatë vitit 2018 pësoi një rritje në krahasim me vitin e mëparshëm. Shifrat tregojnë se në vitin që lamë pas, numri i viktimave nga incidentet ajrore ishte rreth 500. Por sidoqoftë, 2018 konsiderohet si një ndër vitet më të sigurta për aviacionin, bazuar kjo në raportet e konsulencës holandeze të aviacionit To70 dhe rrjetit të sigurimit të aviacionit me bazë në Holandë (ASN).
ASN publikoi një raport me një total prej 556 viktimash në 156 aksidente të ndodhura përgjatë vitit 2018, një shifër e lartë krahasuar me 44 jetët e humbura në 10 aksidentet e vitit 2017.
Nga këto, 12 prej fluturimeve të pasgjerëve që rezultuan tragjike mbanin edhe ngarkesa, thuhej në raportin e ASN. 

Pavarësisht numrit të lartë të viktimave që u shënuan në vitin e kaluar, kryeshefi Ekzekutiv i ASN, Harro Ranter, tha se niveli i sigurisë së aviacionit është rritur dukshëm. “Shifrat për vitin 2018 përfaqësojnë një shifër normal të aksidenteve fatale për 3 milion fluturime në total”, shtoi ai.
Konsulenca vuri theksin mbi rrëzimin e Lion Air nga Indonezia në tetor, ku 189 njerëz humbën jetën, si incidenti me numrin më të madh të viktimave për vitin 2018. 
ASN përmendi shkakun e humbjes së kontrollit si një shqetësim i madh i sigurisë përgjatë pesë viteve të fundit, duke shkaktuar së paku 10 nga 25 aksidentet më të këqija.

f.g.
Komento