A është e vërtetë historia e Xhisielës dhe akuzat e policit? Prokuroria e Tiranës nis hetimet
Prokuroria e Tiranës nis hetimet pas denoncimit të policit Emiljano Nuhu se është kërcënuar nga disa politikanë për të mbyllur dosjen ku djali i deputetit Rrahman Rraja akuzohet për përdhunim. Prokuroria do hetojë edhe për dëshminë e Xhisielës
Prokuroria e Tiranës
Një ditë pasi polici i Fushë-Krujës, Emiljano Nuhu deklaroi të ishte kërcënuar për të mbyllur dosjen hetimore në ngarkim të Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist në Fushë-Krujë Rrahman Rraja, por edhe pasi dolën të dhëna të reja në lidhje me vajzën që thuhet të jetë keqtrajtuar e djegur me cigare në trup, Prokuroria e Tiranës nis hetimet.
Organi i akuzës siç raporton gazetari Arsen Rusta për Report Tv pritet të hedhë dritë nëse janë të vërteta akuzat e artikuluara prej tij që një grup me 10 persona, mes tyre vetë deputeti Rrraja, kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi por ehde deputeti Taulant Balla kanë shkuar ta kërcënojnë në komisariat. Ai madje thotë se vëllai i deputetit i ka vënë pistoletën në kokë.
Pikërisht në lidhe me këtë histori pritet të hetojë Prokuroria e Tiranës. I përmendur nga Nuhu, deputeti Taulant Balla mohoi një ditë më parë çdo akuzë dhe tha se ditën për të cilë ne akuzon polici ndodhej në aktivitete të tjera të PS-së. Po sot edhe deputeti Rrahman Rraja e kryebashkiaku Artur Bushi mohuan të kenë qënë në mesin e 10 personave që kërcënuan policin, tashmë në arrati.
Sipas Rustës, prokuroria pritet të sekuestrojë regjistrat e veprimtarisë së tre institucioneve, fillimisht komisariatit nr. 3 në Tiranë ku Xhisela ka shkuar të bëjë kallëzim, i cili e ka dërguar drejt Fushë-Krujës. Po ashtu regjistrat e komisaritatit të Fushë-Krujës ku ka depozituar kallëzim, e më pas e ka tërhequr me pretendimin se ishte sqaruar me djalin e deputetit si edhe denoncimi i tretë pranë Shërbimit për Cështjet e Brendshme dhe Ankesat në Durrës.
A është e vërtetë historia që ajo tregon? A është përdhunuar Xhisela dhe po kërcënohet apo e ka trilluar vetë të gjithë historinë? Këto dhe të tjera pikëpyetje në lidhje me rastin pritet të zbardhen.
Një ditë më parë në një intervistë për Report Tv, Xhisiela ka deklaruar se askush nuk e ka kërcënuar të tërheqë diskutimin. Ajo thotë se është takuar me ish të dashur dhe është sqaruar. Vajza tha po ashtu se ditën kur ajo ka qenë në komisariat nuk ka qënë as deputeti Rraja dhe asnjë person tjetër publik.
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.3%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8111
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Operacion kundër kriptovalutave në Tiranë e Shkodër! Firmosen 20 urdhër-arreste për pastrim parash, 6 janë pronarë 'këmbimi valutor'! 18 të arrestuar, 2 në kërkim, sekuestrohen 750 mijë € (EMRAT)
18 Nëntor, 10:00
-
KPK konfirmon në detyrë si Prokurore e Tiranës motrën e Ermonela Felajt
8 Nëntor, 21:49
-
'Mikrokreditë' shkojnë në SPAK! Prokuroria e Tiranës dyshon se mashtrimi u krye nga një grup kriminal
2 Nëntor, 20:25
-
Pensionet/ Rama akuza të forta prokurorisë së Tiranës: Prej vitesh prokurorët mbulojnë me trupat e tyre dosje ulëritëse të evazionit fiskal
30 Tetor, 15:02
-
Prokuroria dërgon në gjyq të shumëkërkuarin Fatjon Murati: Nuk justifikon pasuritë, i vuri nga trafiku i drogës! Të fshehura në emër të nënës e vëllezërve
24 Tetor, 10:55
-
KPA rikonfirmon në detyrë prokuroren e Tiranës Suela Salavaçi
22 Tetor, 19:11
-
Korrupsion me pacientët e sëmurë me COVID, Prokuroria kërkon 7 vite burg për Tiren, 30 vite për 5 infermieret dhe 6 për kolegen e saj! (DOSJA)
15 Tetor, 09:54
-
Incidenti i 3 efektivëve të “Shqiponjave” në Tiranë, zbardhet ekspertiza: Qëlluan me 3 plumba makinën e qytetarit, një nga predhat e dëmtuar! I vunë armën në gjoks
4 Tetor, 11:18
-
Me 61 mijë lekë pagë, punonjësja e Shërbimeve Qeveritare pronare e 6 pronave e 6 makinave! Brenda 1 muaji iu hodhën 180 mijë euro në llogari! I vëllai i dënuar në Angli (EMRI)
30 Shtator, 12:37
-
Prokuroria Tiranë kërkon burg përjetë për Roland Pulën, në 2020 vrau në Krujë vëllezërit Bardhi pasi i plagosën vëllanë
25 Shtator, 12:02
-
Në Itali 20 mijë € për diplomë, Prokuroria e Tiranës nis hetime për falsifikimin e diplomave të Wisdom! Ish rektori për Report Tv: Kishin probleme dhe me pagesat, merrnin staf pa kritere
19 Shtator, 17:34
-
Skandali me mikrokreditë, Prokuroria kërkesë 11 bankave: Lironi llogaritë e klientëve të 'MCA' e 'Final'
16 Shtator, 12:09
Veprim i duhur,per zgjidhjen e problemeve,ne nje shtet ligjor.Prekuroria ne lartesin e duhur,ne nje koh rekord ,filloi punen pr zgjidhjen e ceshtjes.Fillim i mbar per zbardhien e se vertetes.Ja te shohim saktesin dhe vertetesine ngjarjeve.Populli kerkon te dije ,ku qendron e keqia ,kush eshte ai qe trazon.
Përgjigju