Rënia e Vllaznisë, Voltana Ademi: Analizë për përgjegjësit, ekipi drejt privatizimit

Rënia e Vllaznisë, Voltana Ademi: Analizë për përgjegjësit, ekipi drejt privatizimit

Voltana Ademi, kryebashkiake e Shkodrës

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka reaguar për rënien e Vllaznisë nga kategoria, nëpërmjet një postimi në Facebook. Kryebashkiakja thotë se po bëhet një analizë e thellë për këtë çështje, por paralelisht është ngritur edhe një grup pune për mbylljen e dokumentacionit të vlerësimit të privatizimit.

“E vetëdijshme maksimalisht për situatën delikate që po kalojnë tifozët, futbolldashësit shkodranë dhe jo vetëm, për mosarritjen e objektivit për të qëndruar në Kategorinë Superiore, si Kryetare e Bashkisë së Shkodrës, dua të siguroj të gjithë qytetarët që, prej dy javësh po bëhet një analizë e thellë mbi përgjegjësitë konkrete të gjithsecilit.

Paralelisht, një grup pune është ngritur për mbylljen e dokumentacionit të vlerësimit të privatizimit. Ky është një moment jo i mirë për të gjithë ne, ku ndjesa publike e klubit nuk mjafton, por duhet një analizë e thellë dhe një alternativë për një zgjidhje përfundimtare. Angazhimi im si Kryetare e Bashkisë së Shkodrës nuk ka munguar dhe nuk do të mungojë në asnjë moment, për ta rikthyer skuadrën tonë në elitën e futbollit shqiptar, aty ku e ka vendin.

Respekt për çdo tifoz, për të gjithë ata që janë me zemër të thyer. I mirëkuptoj të gjithë, përfshirë edhe më radikalët karshi Voltanës, e njëherësh i garantoj që angazhimi mbetet i jashtëzakonshëm për të gjetur forcën dhe për të nisur një rrugë të re”.

Voltana Ademi, kryebashkiake e Shkodrës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Demokrati: 02/06/2018 09:54

    Un dhe tan familja e fisi jena demokrat Po keto zgjedhje qe Po vin dona me votu per ps. Ta marrin njeher bashkin e shkodres se e meritojn, na ban rrugen e velipojn, na ban stadiumin, na ban muzeun marubi, na ban teatrin migjeni. Kurse ti as 10 gropa nuk i myll ne shkoder edhe vllaznin e hodhe

    Përgjigju
  • Oso Dobraçi: 01/06/2018 19:08

    Ja dhe baxhe** e Shkodres. Ti ke mendjen veç te Marku,Drejtori ne bashki qe te ben masazh, moj shkine e keqe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm