POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Rexhep Mitrovica- Burrështetasi që u la nën harresë

​​​​​​​Rexhep Mitrovica

I vetmi kryeministër i Shqipërisë Natyrale,përgjatë periudhës 5 nentor 1943- maj 1944. Figura e tij shumë-dimensionale dhe karakteri i tij unik bënë që Rexhep Mitrovica, të jetë prijës i Shqipërisë, në situatë mjaftë delikate kur bota digjej. Nën hijen e harresës dhe vepra dhe figura e Rexhep Mitrovicës nuk ish dashur të zbehet, përkundrazi duhet të jemi krenar që kemi pasur një kryeministër të rangut botëror, i cili ja kishte vënë vetes një qëllim shpëtimin e kombit shqiptar, nga rreziqet që vinin në dëm të atdheut.

Rexhep Mitrovica ishte njeri largpamës, njëri ndër më meritoret për hapjen e shkollave në gjuhën shqipe,sepse ai e kishte kuptuar një gjë, që një popull analfabet të cilit i ishte mohuar çdo e drejtë ekzistenciale dhe qytetëruese, e kishe thuajse të pamundur të dilte nga zgjedha e robërisë. Andaj duke kujtuar dhe respektuar veprën e Rexhep Mitrovicës është mire që eshtrat e tij të riatdhesohen, në tokën të cilën ai aq shumë e deshti, duke i falur rininë, guximin, mençurinë dhe energjinë deri në çastet e fundit të jetë së tij. Edhe pse i rritur në një frymë orientale,Rexhep Mitrovica nuk harroi kurrë se kush ishte dhe çfarë ishin shqiptarët.

Të jetuarit në mendësi orientale për Mitrovicën ishte nënçmim, në zemrën e tij kishte zënë vend poezia, filozofia dhe historia. “Rexhep Mitrovica u lind me 15 Janar 1888, në Mitrovicë, nga prindërit Hajria dhe Mahmudi.” Familja e tij falë pasurisë që kishin i mundësuan shkollimin, gjë që ndikoi pozitivisht në formësimin e karakterit të tij. Qysh i ri kishte shfaqur disa specifika të veçanta të cilat më pas e shoqëruan tërë jetën, për ta bërë atë personalitet të kohës në të cilën përkiste por dhe më gjërë. Ishte nxënës i shkollës fillore të Shkupit, më pas vijoi mësimet në në Gjimnazin Mbretëror të Selanikut dhe në liceun privat modern “Progres” në Selanik.

Në Paris Rexhep Mitrovica u bë një me frymën eurpoiane e cila thuajse i ishte mohuar sa kishte qenë në vendlindje përshkak të rrethanave ekzistuese. Përveç që njohu për së afërmi civilizimin e mohuar, atje studioi letërsi frënge dhe drejtësi dhe poashtu degën e elektricitetit. Duke qenë çdoherë me mendje dhe zemër kah atdheu Rexhep Mitrovica pash shpërthimit të Revolucionit Xhonturk më 1908, kthehet në atdhe ku angazhohet për përgatitjet e Kongresit të Manastirit. Niveli i tij intelektual ishte i lartë dhe dëshira e tij për t’i shërbyer atdheut bënë që me 1909,emërohet mësues dhe pastaj drejtor në Normalen e Shkupit.Zgjidhet nënkryetar i klubit “Bashkimi” dhe bashkëpunon me gazetën e këtij klubi “Bashkmi i Kombit”.

Veprimtaria e tij mjaftë aktive pason me pjesëmarrjen e tij në në Kongresin e II të Manastirit me 2-3 prill 1910. “Pas dy vitesh me 1912,udhëton me Mit’hat Frashërin,Sali Gjukën e Bedri Pejanin nga Shkupi në Mitrovicë,Pejë,Gjakovë,Durrës deri në Vlorë,ku më 28 Nëntor ngrihet Flamuri Kombëtar dhe shpallet Pavarësia e Shqipërisë” Rexhep Mitrovica ishte një ndër protagonistët kryesor të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, është nënshkrues i dokumentit të Pavarësisë dhe më pas zgjidhet anëtar i Senatit dhe nënministër i Punëve Botore. Pas Konferencës së Londrës me 1913, territori i Kosovës mbet sërish nën zgjedhën serbe. Krimet serbe ndaj popullatës shqiptare nën shenjë hakmarrje dhe gjenocidi ishin të tmerrshme.

Rexhep Mitrovica nuk mund të rrij i heshtur përballë asaj situate,kështu i shkruan letër Ismail Qemalit duke rrëfyer për gjenocidin serb ndaj popullatës shqiptare, për t’iu bërë të ditur fuqive perëndimore vuajtjet dhe tmerret nëpër të cilat kalonte kombi ynë. “Në Mars të 1914,u dekretua drejtor i arsimit për Shqipërinë e Mesme.Nënshkruan një protestë kundër mizorive serbe në Veriun e Shqipërisë.” Situata politike në Shqipëri ishte e pakëndshme, ndërsa rrethanat e shtyejnë Rexhep Mitrovicën të emigrojë në Sofje më pas në Bukuresht të Rumanisë me 1915.

Duke parë nivelin e analfabetizmit në trojet shqiptare, Rexhep Mitrovica nuk mundi të qëndroj në megrim. Vet fakti që shqiptarëve iu ishte ndaluar shkollimi dhe emancipimi prej shekujsh, ishte një tragjedi. Zgjidhja dhe nisma drejt lirisë, ishte vetëdija e masës, për atë që ishin si dhe kërkimi për të drejtat e tyre ekzistenciale të mohuara. Rexhep Mitrovica rikthehet në vendlindje më 1916, në Mitrovicë, ku angazhohet për hapjen e shkollave në gjuhën shqipe.Dy vjet shërbeu si mësues dhe drejtor i shkollës Popullore në Mitrovicë. “Bëhet anëtar i Komitetit “Mbrojtja e Kombëtare e Kosovës” me 1919.

Merr pjesë si anëtar i delegacionit në Konferencën e Paqes në Paris si përfaqësues i Komitetit të Durrësit për Shqipërinë e Mesme dhe si korrespodent i gaztës “Populli”. Anëtar i Shoqërisë “Albania të Vjenës”.Organizon një takim madhështor me artistin Aleksandër Mojsiu në Vjenë. Më 27 mars 1920, zgjedhet deputet i Partisë Popullore.Shkruan artikuj të ndryshëm me pseudonimin “Kumona e Popullit”dhe përshendet pranimin e Shqipërisë si anëtare e Lidhjes së Kombeve më 17 dhjetor të po atij viti. Zgjidhet deputet i Kosovës me 1921,në Parlamentin e Parë Shqiptar të dalë nga Kongresi i Lushnjës.Bashkëthemelues i “Bashkimit të Shejtë”.

Zgjidhet Ministër i Arsimit në Qeverinë e Xhafer Ypit (24 dhejtor-1921-shkurt 1924).Fillon reformat në arsim në Shqipëri, ku nga (27 korrik-3 gusht 1922) organizoi Kongresin Arsimor që u mbjat në Tiranë.” Një vit më pas, pra me 1923, Rexhep Mitrovica kryen punën e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme në vend të Sejfi Vllamasit. Jep dorëheqje nga posti i Ministrit të Arsimit dhe shkruan “Letër arsimtarëve” me 1924 dhe largohet për në Bari të Italisë.Atje aid he një grup bashkëatdhetarësh themelojnë organizatën “Bashkimi Kombëtar” më 21 shtator 1925, organizatë antikomuniste e emigracionit politik shqiptar(1925-1939). “Më 1934, zgjidhet sekretar i Komitetit të Organizatës “Bashkmi Kombëtar”.

Më 1935,zgjidhet këshiltar i organizatës “Bashkimi Kombëtar”,më 1936, zgjidhet anëtar i Komitetit “Bashkimi Kombëtar dhe drejtor i gazetës “Bashkimi Kombëtar”.Numri i pare doli më 28 Nëntor 1936.Më 1938,zgjidhet anëtar i Direktoriatit të organizatës “Bashkimi Kombëtar”. Më 9 prill 1939, organizon protestë kundër pushtimit të Shqipërisë nga Italia Fashiste.Më 30 prill kthehet në Shqipëri. Anëtarësohet në Këshillin e shtetit.(24 maj). Në prill të 1941, kthehet në vendlindje Mitrovicë.Propozohet komandant i forcave shqiptare në Trojet e Lirueme.Organizon hapjen e shkollave shqipe në Prefekturën e Mitrovocës,(Mitrovicë,Vushtrri,Podujevë dhe Pazar i Ri).” Veprimtaria politike e tij dhe angazhimi i tij i pandalshëm bëhen pengesë për qarqet e ndryshme antishqiptare, Rexhep Mitrovica burgoset në gusht të vitit 1943, dhe internohet në Porto Romano afër Durrësit.

“Pas kapitullimit të Italisë fashiste lirohet dhe merr pjesë në themelimin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit,(shtator),ku zgjidhet kryetar i Komitetit Qendror të Lidhjes së Dytë Shqiptare të Prizrenit.” Nënori i vitit 1943- me datën 5, shënon historinë shqiptare. Rexhep Mitrovica zgjehet Kryeministër i Shqipërisë Natyrale. Por rrethanat e pafavorshme dhe në dëm të Shqipërisë bënë që me prill 1944, Rexhep Mitrovica të mbaj një ligjeratë në radio.Fjala e tij u botua të nesërmen në gazetën “Bashkimi i Kombit”Jep dorëheqje nga detyra e kryeministrit.Braktis Kosovën(mesi i nëntorit).Vendoset në Austri ku shkruan “Kujtimet”. “Më 1947, kalon në Itali, më pas në Stamboll. Jeton në malteze dy dekada me radhë deri në vdekje më 21 maj 1967.Më 1949, me Mit’hat Frashërin themelojnë organizatën “Lidhja Kosovare”.

Kryetar u zgjodh i biri i tij,Nexhat Mitrovica.Përgjatë viteve 1950-1967,shkroi artikuj të ndryshëm, të cilët i botoi në gazatat “Flamuri”,”Besa”etj. Shkroi memorandum me anë të të cilave njoftonte opinionin ndërkombëtar për pozitën e shqiptarëve në Kosovë nën regjimin e Titos dhe në Shqipëri nën diktaturën e Enver Hoxhës. Gjurmoi në Arkivin e Stambollit për Konferencën e Berlinit 1878.” Ishte kategorikisht kundër vendosjes së komunizmit në Shqipëri, të cilën me larpamësinë e tij e pa si një shkatërrues i qenies shqiptare, gjë që më vonë pasoi duke e lënë Shqipërinë të vrarë për dekada me radhë.

“Vdiç me 21 maj 1967 dhe u varros të nesërmen në Maltepe. Në pllakën e mermertë është gdhendur emiri i tij: “Rexhep Mitrovica – Kryeministër i Shqipërisë (15 janar 1888-21 maj 1967).” Duke lexuar biografinë e tijm, ne kuptojmë një personalitet të shquar dhe mjaftë largpamës për periudhën në të cilën jetoi. Dhe fati i trishtë i kombit por dhe i figurave të mëdha që i’a deshën kombit lirinë dhe emancipimin. Do kalojnë kohë dhe do kuptojmë vepren e njerëzve të shquar e cila nuk ju shpërblye sa ishin gjallë, por misioni të cilën ata e nisën pasoi gjenerata të tëra deri në luftën tone të fundit. Ne duhet të jemi krenar për veprën e Rexhep Mitrovicës dhe të gjithë personaliteteve si ai. T’i shërbesh atdheut është vepra më sublime që një njeri mund ta ketë bërë në këtë botë.

Sepse individet dhe popujt që luftojnë për liri pa dëm të askujt, janë të bekuar, edhe pse vuajtjet janë të mëdha çmimi i lirisë, është tej njerëzor sepse qenia njerëzore si e tillë nuk do kishte kuptim, nëse jeton nën zgjedhë dhe skllavëri. Andaj duke kujtuar dhe respektuar veprën e Rexhep Mitrovicës është mire që eshtrat e tij të riatdhesohen, në tokën të cilën ai aq shumë e deshti, duke i falur rininë, guximin, mençurinë dhe energjinë deri në çastet e fundit të jetë së tij. Sepse vetëm duke respektuar personalitete të tilla, kombi ynë do ecë përpara në rrugën e tij të mohuar prej shekujsh, e që sot e kemi një mundësi t’i tregojmë botës se kush ishim dhe cilat kanë qenë aspiratat tona të moçme. Referencat janë marrë nga libri: Kujtimet e mia/Rexhep Mahmud Mitrovica- Prishtinë: 

d.ba.
Komento

Komente

  • Mali: 29/12/2018 12:21

    Duke u referuar ne fjalor frazeologjik te perparuar si edhe wikipedia dua ti ofroj publikut cfare nenkupton termi kolaboracionizem. Kolaboracionizmi eshte nje fenomen social dhe politik i lidhur me aktivitet apo ngjarje te nje qeverie te nje vendi te pushtuar ushtarakisht nga nje shtet i huaj, i cili organizon nje klase dirigjente totalisht ne sherbim te pushtuesit. Termi me i perhapur i colaboracionizmit wshte nje term i huazuar nga vende qe sot jane ne vendet e pushtuara kryesisht ne luften e dyte boterore dhe termi me i perdorur eshte termi Quisling. Quisling u perdor per te nominuar gjate luftes se dyte boterore te gjithe ata persona qe u vune ne sherbim te pushtuesit, term ky qe mori kuptimin e tradhetarit nga emri i ish kryeministrit norvegjez Vidkun Quisling. Vidkun Quisling u vu ne sherbim te gjermanise pushtuese dhe ishte njekohesisht themelues i partise fashiste ne norvegji. Vidqun quisling u gjykua she u denua me vdekje ne vitin 1945. Termi Quisling eshte huazuar pothuaj ne te gjithe fjaloret e evropes dhe SHBA, Kanada per te denominuar aktin e tradhetise. Norvagjia ka denuar me vdekje koloboracionistet, me shume se cdo vend tjeter evropian gjate konfliktit te luftes se dyte boterore. Keshte qe Rexhep Mitrovica mbetet vetem nji Quisling. Ju kujtoj edhe ne France Marshalli Petain u debua me vdekje per te njejtin akt. Eshte skandaloze qe mediat ju japin hapsire te tilla shkrimeve dhe autoreve. Nuk mund qe historia te rishkruhet sipas interesave dhe deshirave te dikujt nisur nga konteksti i sotem.

    Përgjigju
  • dssa: 26/12/2018 16:17

    Bashkepunetor i nazi-fashizmit. PIKE.

    Përgjigju
    • iliri: 28/12/2018 12:15

      i ke numeru ti dssa ato "deshmoret" apo i kan numru komunistet?

    • sonil: 27/12/2018 14:28

      @dssa brravo

    • dssa: 27/12/2018 14:27

      Ne te mire te popullit? 28 000 deshmore e q

    • liri: 26/12/2018 17:50

      ne te mire te popullit tim do bashkpunoja dhe me djallin.

  • geg hyseni: 26/12/2018 06:35

    Joo...Nuk ka mbetur ne harrese, perkundrazi, do kujtohet gjate si kolaboracionist se bashku me Mit'hat Frasherin dhe te tjere ne sherbim te nazifashizmit...Mishi i dhise eshte i shijshem, por kur gatuhet nga historian si puna e juaj, vertete ta lekunde barkun!!

    Përgjigju
    • Maks: 27/12/2018 11:57

      Ishte burt i mir muti por beri aleanc te gabuar u bashkua me humbesit dhe keshtu mori damken e tradhetis

    • ardi: 26/12/2018 16:44

      ju ka ngel ne mendje termi kolaboracionist qe as e dini cdo te thote. kolaboracionist ishte enver hoxha dhe komunistet qe per te mbajtur popullin e tyre te shtypur u shiten tek jugosllavet, sovjetiket e kinezet. mitrovica eshte figure e ndritur, firmetar i pavaresimit te ketij vendi. respekt