Rinas, gjysmë milioni euro fitim me skemë piramidale, ekstradohet nga Hungaria/EMRI

Përvetësuan mbi gjysmë milion euro me anë të mashtrimit duke krijuar anëtarësime të rreme se me anë të kurseve dhe librave që shpërndante shoqata “Eurolife” të interesuarit do fitonin shumë para, ekstradohet pas një dekade në vëndin tonë Valon Kycuku.

Kycuku është një nga dy organizatorët e skemës piramidale të dënuar me 13 vite burg nga drejtësia shqiptare ndërsa mashtrimet zënë fill në vitin 2010.

Pagesa fillestare për tu bërë pjesë e kësaj shoqate ishte 2290 euro dhe Kycuku në bashkëpunim me Bruim Haxhiollin pajisnin anëtarët me broshura dhe një set me pesë libra.

“ Kurset prezantoheshin si organizime që siguronin realizimin e suksesit dhe të fitimeve monetare, në një kohë që gjatë zhvillimit të tyre pjesëmarrësve nuk u paraqitej asnjë projekt biznesi i mirëfilltë. I vetmi burim dhe mënyrë fitimi për to ishte gjetja e anëtarëve të rinj. Pjesëmarrësit në kurse mësoheshin vetëm si të ishin bindës tek subjektet e tjera "mysafirët", për të realizuar regjistrimin dhe pagesën e shumës 2290 EURO edhe prej këtyre të fundit”- sqaron prokuroria në hetimin e kryer.

Në këto kurse shpërdaheshin edhe libra me përshkrimin se ishin të hartuara nga pesë lektorët më të mirë në Evropë, në një kohë që emrat e këtyre të fundit nuk pasqyrohen në asnjë pjesë të vetë këtyre botimeve; ëhstë një tjetër argument i përdor nga akuza në dënimin e Kycukut dhe Haxhiollit.

Hetimi ndaj këtyre shtetasve ka nisur në vitin 2010 ndërsa 37 vjecari Valon Kycuku është ndaluar pak vite më parë nga Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol në Hungari.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm