KUKËS- Rritet numri i policëve të infektuar në qytetin e Kukësit! Burime për Report Tv bëjnë me dije se kanë rezultuar pozitiv 5 efektivë policie, duke e çuar në total në 6 numrin e uniformave blu të prekura.
Mësohet se rastet e reja të konfirmuara gjatë 24 orëve të fundit, janë raste kontakti me kolegun e tyre, i cili i konfirmua një ditë më parë. Ky i fundit ka infektuar edhe vëllanë e tij. Të gjithë janë të vetëkarantinuar në shtëpi.
Deri më tani Kukësi numëron 18 raste, të konfirmuara edhe nga Ministria e Shëndetësisë.

Lajmi kryesor:
34 raste të reja sot! 18 kontakte nga fasoneria në Krujë, 4 nga vatra e burgut, shtrihet harta në Mat! 9 të shëruar
Komente

