Rruga e Kombit nga nesër me pagesë, koncesionari ngre traun

Nga dita e nesërme pritet që çdo automjetet të cili do kalojë në Rrugën e Kombit të bëjë pagesën nga 5 deri në 10 euro vajtje-ardhje. 

Burime nga Ministria e Transporteve i thanë Report TV se "në bazë të pikës 11 të kontratës me firmën koncesionare pagimi i taksës së rrugës dhe përdorimi i autostradës do të thotë se koncesionari mbledh dhe mban të ardhurat nga taksa e rrugës. Koncesionari përdor një shesh me dy kahe për pagimin e taksës në afërsi të tunelit të Thirrës. 
Të njëjtat burime theksojnë se në bazë të kontratës kompania koncesionare mund të kishte taksimin për këtë Rrugën e Kombit që kur ka hyrë në fuqi kontrata. 

Mësohet se kompania koncesionare duke nisur nga e diela e 25 marsit do të nis testimin e sistemit për vjeljen e taksës së kalimit në këtë rrugë.

Siç shihet nga këto pamje paraditen e të shtunës kompania koncesionare ka nisur vendosjen e sporteleve në hyrje dhe dalje të tunelit të Kalimashit. 

Punimet për vënien në funksion të traut janë në fazën finale për tu testuar të Dielën.

Dhënia me koncesion të tilla rrugëve ku paguhet një taksë e caktuar është një praktikë ndërkombëtare e cila shërben për mbulimin e kostove të koncesionarit për mirëmbajtje dhe kushte më të mira të sigurisë.

Numri i personave që kanë hyrë në Shqipëri nga Kosova gjatë janarit dhe shkurtit është 140.687, me një rritje prej 16.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit kaluar.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edi: 14/04/2018 19:31

    Nuk kuptoj nji dicka taksen e rruqes qe vite qe e paguajm (per cfar e paguajm) se kshu i bi me pagu dhe taksen e rruge dhe autostrad booooooo

    Përgjigju
  • Robi: 24/03/2018 21:32

    O popull dele.sa shume mban kurrizi juaj.po a paguani ju qe keni makine tax rruge qe ja u futi majko.,,,te nafta?? Tani do paguajme tax mbi tax apo do hiqet taksa te nafta. Mjere ky popull qe jeton si zvarranik.popull legen mire ja u bejne.dilni prap e i votoni.

    Përgjigju
  • Sali topja: 24/03/2018 20:47

    O po i bini me top qiheni mire kete popull dele

    Përgjigju
  • Jeton torre gjoleka: 24/03/2018 17:31

    Edi rama është njësoi si salhe komonisti ku ti gjejn lekët Shqiptarët që të paguajn edin që edi tja japi shokve të tij lekët e vllait të vet. Me një fjal dhe edi dhe sal krimineli jan njësoi qe të dy palët duhen zhduk . Fain e ka vet populli Shqiptar

    Përgjigju
  • kunji: 24/03/2018 15:20

    Eurot qe vodhi SALILULI i paguan populli tani dhe dopjogjashta ne dore i mbetet Edit qe e beri me pagese.Dhe tjetra perse me euro.

    Përgjigju
    • Kunji leshit: 25/03/2018 11:59

      Po sa idiot që qënke...akoma te Sala ti... për këtë jeni ashtu si popull ju... by....lëpirës... të q... qeni budallenjtë si ti.

    • Ilo: 24/03/2018 17:27

      Se keshtu e don kjo klase politike by.....e shqiptaret vazhdojne te paguajne me taksat e tyre gjihe koston e rruges se kombit edhe kredine 480 milione euro te Berisha Bode edhe vjedhjen e Lulushit tani do vazhdojne te paguajne edhe taksat e PPP te Ed Rames ,Prandaj shqiptare rrini neper kafe shgarravituni ne rrjete sociale dhe vazhdoni te votoni keta monstra qe do vazhdojne ne emer te "shtetit" dhe "mireqenies" tuaj te ju vjedhin

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mbyllja e TikTok në Shqipëri/ The Telegraph: Ndalimi i parë i këtij lloji në Europë

Mbyllja e TikTok në Shqipëri/ The Telegraph: Ndalimi i parë i këtij lloji në Europë