Seks apo relaks? Zbulohen 4 qendra estetike të kthyera në baza prostitucioni në Tiranë/VD
Policia e kryeqytetit pas 7 muajsh hetime intensive dhe përgjimeve ka zbuluar 4 qendra estetike që ishin kthyer në baza prostitucioni, ndërsa ka arrestuar tre administratoret, shtatë vajza janë shoqëruar, ndërsa një person është shpallur në kërkim.
TIRANE- Policia e kryeqytetit pas 7 muajsh hetime intensive dhe përgjimeve ka zbuluar 4 qendra estetike që ishin kthyer në baza prostitucioni, ndërsa ka arrestuar tre administratoret, shtatë vajza janë shoqëruar, ndërsa një person është shpallur në kërkim. Administratoret e arrestuara janë; H. D. 33 vjeç, A. M. 28 vjeçe dhe L. Q. 34 vjeçe, të tria banuese në Tiranë, ndërsa në kërkim u shpall M.M. 43 vjeç.
Sipas policisë, ambientet e qendrave të masazhit që administronin, ata i vendosnin në dispozicion për të ushtruar prostitucion, vajzat e punësuara në to. Shtatë punonjëset në këto qendra janë proceduar në gjendje të lirë për ushtrim prostitucioni.
Në kuadër të operacionit të koduar “Extra Service” janë sekuestruar materiale DVR, kamera vëzhguese, aparate celulare dhe 4 ambientet ku ushtrohej ky aktivitet. Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme. Tre administratoret akuzohen për veprat penale të “Shfrytëzim Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:56
Kjo është një nga qendrat estetike të kthyera në fole prostitucioni (FOTO+VIDEO)
Report TV ka mundur të zbulojë një nga qendrat estetike të kthyera në fole prostitucioni në Tiranë. Ajo mban emrin Lefteri Beauty Center dhe thuhet se administrohej nga një prej vajzave të arrestuara. Qendra ndodhet në Rrugën e Dibrës dhe siç shihet edhe nga fotot, ofron disa shërbime kryesisht për femra.
Nga kërkimet në rrjetet sociale rezultojnë dy adresa të hapura nga Lefterija një nga tre administratoret e një prej qendrave estetike të kthyera në baza prostitucioni.
Reklamat e qëndrës estetike
Në postimet e saj shfaqen vajza të reja me veshje provokuese, ndërsa reklamohet pjesa e masazheve relaksuese. Të gjithë klientët e interesuar për masazhe duhet të paguajnë 3 mijë lekë për 60 minuta.
Shteti duhet të lejoj shtepi bublike si gjithe Bota, por me rregulla ashtu si jane në Germany, sepese esht e drejt e cdo kujt si aji e jeton dhe e nderrton jeten. Prandaj sa më pare aq më mire për Shteti. Vepro si vepron Europa
Përgjigju
Berat: 25/09/2018 16:32
Me ju o shtet nuk meret vesh ka njerez qe nuk jan te zotet te zen te dashur,Te perdhunojn shkojn ne burg, te shkojn me kurva nuk i lejoni, Qofshi ju qe jeni hapni qendra te defrehen njerzit futini nji tatim dhe ajt shendet
Përgjigju
dope: 25/09/2018 21:17
me e rendesishmja do luftonte materialismin te femrat e sotme shqiptare, sepse po na e shesin ma shtrenjt me menyra te ndershme
Daja: 25/09/2018 14:23
Po lerini rehat,pune bejne dhe ato,i pelqen e bejne.
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
Të drejtë
81.5%
Të gabuar
13.6%
Nuk e di
5%
Vota total: 3307
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
Shteti duhet të lejoj shtepi bublike si gjithe Bota, por me rregulla ashtu si jane në Germany, sepese esht e drejt e cdo kujt si aji e jeton dhe e nderrton jeten. Prandaj sa më pare aq më mire për Shteti. Vepro si vepron Europa
PërgjigjuMe ju o shtet nuk meret vesh ka njerez qe nuk jan te zotet te zen te dashur,Te perdhunojn shkojn ne burg, te shkojn me kurva nuk i lejoni, Qofshi ju qe jeni hapni qendra te defrehen njerzit futini nji tatim dhe ajt shendet
Përgjigjume e rendesishmja do luftonte materialismin te femrat e sotme shqiptare, sepse po na e shesin ma shtrenjt me menyra te ndershme
Po lerini rehat,pune bejne dhe ato,i pelqen e bejne.
Përgjigju