Paulin Stërkaj pëson ishemi, shtrohet në spital, Rama: Jemi të gjithë me ty, lutemi ta përballosh si kampion

Paulin Stërkaj pëson ishemi, shtrohet në spital, Rama: Jemi të gjithë me ty, lutemi ta përballosh si kampion

Paulin Stërkaj dhe Edi Rama

Deputeti i Partisë Socialiste, Paulin Stërkaj, po kalon një provë të vështirë shëndetësore. Lajmin e hidhur e ka dhënë vetë kryeministri Edi Rama, përmes një statusi në ‘Twitter’. Report Tv mëson se deputeti socliast ka pësuar një ishemi cerebrale, por gjendja e tij për momentin është përmirësuar dhe nën kontrollin e mjekëve në spital, edhe pse pa garanci.

Kreu i qeverisë lutet që deputeti Stërkaj ta përballojë si kampion këtë provë të vështirë pas një befasie shëndetësore. Sipas Ramës, socialistët e kanë njohur ligjëvënësin e majtë si kampion gjithnjë, që në rininë e hershme, ndërsa janë të gjithë me të në këtë moment të vështirë.  

Miku ynë Paulin Sterkaj po kalon një provë të vështirë pas një befasie shëndetësore, të cilën lutemi ta përballojë si kampioni që kemi njohur gjithnjë, qysh në rininë e hershme kur ngrinte peshë zemrat e sportdashësve brenda e jashtë vendit. Forca mik. Jemi të gjithë me ty.

Kryeministri Edi Rama


(Postimi i kryeministrit Edi Rama)

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vera: 08/07/2018 23:26

    Zoti te rujte e zoti te dhashte shnet e zoti bekoft ty e zoti bekoft edhe ata si rrin e flasin mire per ty.....

    Përgjigju
  • Shkodranë: 20/06/2018 08:07

    Zoti te rujte e te ndihmofte,me e kalu kyt situate te veshtire,ti ke qene kampion ne tapet kampion ne punet e tua dhe kampion ne politike,cdo gare e ke kalu me sportivitet beje dhe nje sforco te fundit si kampionet e medhenj sot me shume se kurre ky vend ka nevoje per njerez si ti e kryesisht Malsia e Madhe...Kthehu mes nesh KAMPIONI jonë.

    Përgjigju
  • Youngtribune.com: 20/06/2018 01:29

    Ky kampioni I her me Salen I her me Edin Te rrinte ke mundja. Po maloket na ja bon bo si ferra. Skan lon vend pa hy.nuk eshte ndonje humbje madhe per politiken. E ka dredh per interesa ekonomike voten edhe sme bohet vone o Shoku Edi.

    Përgjigju
  • Luan.sallaku: 19/06/2018 22:36

    Sherim te shpejte mikut tim Paulin,njeriu qe ndihmon njerezit ne nevoje. zoti te dhende sherim dhe force

    Përgjigju
  • Roni: 19/06/2018 21:58

    Te ndihmofte zoti PAULIN!

    Përgjigju
  • Oso Dobraci: 19/06/2018 20:55

    Te kalume.

    Përgjigju
    • Jovan: 20/06/2018 11:54

      KALUME MIKUT TIME Paulin Sterkaj Kalume sherime te shpejte

  • redi: 19/06/2018 19:40

    Sherim te shpejte Paulin Sterjajt , legjendes se mundjes shqiptare dhe nje nga politikanet me pozitif dhe energjik te se mahtes shqiptare

    Përgjigju
    • Ferit: 19/06/2018 21:54

      Sherim te shpejte Zoti Paulin Sterkaj ! Politikani qe ka bere cdo gje per te ndihmuar malesoret per tu kuruar sot lutemi te gjithe te zoti qe te sheroje dhe te kthehesh prane nesh , FORCA KAMPION REZISTO SE TE PRESIM TE KTHEHESH SI GJITHNJE KAMPION!

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet