'Shell' gati të nisë kërkimet për naftë në Berat, do investohen 43 milionë dollarë

'Shell' gati të nisë kërkimet për naftë në Berat, do investohen 43 milionë dollarë

Foto ilustruese

Kontrata mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë multinacionale “Shell” për kërkimin e naftës në Bllokun e katërt është botuar në Fletoren Zyrtare. Në të përshkruhen të drejtat dhe detyrimet e palëve, vlera e investimeve dhe

Siç ishte bërë e ditur edhe gjatë fazës së negociatave, "Shell" angazhohet të investojë rreth 43 milionë dollarë në shtatë vitet e kërkimit, të ndara në 3 faza. Në fazën e parë kontraktori zoton një angazhim financiar minimal prej 8.57 milionë dollarësh, ku pjesa më e madhe do të shkojë për punime sizmike dhe përpunimin e interpretimin e të dhënave sizmike.

Në fazën e dytë me afat 2-vjeçar janë plot 20.17 milionë dollarë të cilat do të investohen në këtë bllok, ndërsa në fazën e tretë investimi minimal është prej 14 milionë dollarësh. Krahas investimit, "SHELL" do të paguajë një rentë minerare në masën 10% të hidrokarbureve të disponueshme. Po ashtu, kontraktori do t’i paguajë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyre një bonus nënshkrimi prej 1.5 milionë dollarësh brenda 30 ditësh nga publikimi i VKM-së që miraton këtë kontratë. Kjo do të thotë se kjo pagesë do të aktivizohet brenda datës 12 Korrik 2018.

Bonuset e tjera të prodhimit përfshijnë një pagesë prej 250 mijë dollarësh për prodhimin e parë tregtare; 750 mijë dollarë pasi prodhimi arrin në 15 mijë fuçi naftë në ditë; si dhe një bonus prej 1.5 milionë dollarësh nëse prodhimi mesatar ditor arrin në 30 mijë fuçi nafte. Krahas tyre, Shell zotohet të paguajë një bonus trajnimi vjetor prej 300 mijë dollarësh, fonde të cilat do të shkojnë për specializimin e punonjësve të AKBN, mbulimin e shpenzimeve të institucionit dhe blerjen e literaturës teknike, dhe pajisjeve të tjera të nevojshme.

Kontrata përfshin edhe një nen ku garantohen favorizimi i personelit shqiptar, i cili do të zëvendësojë gradualisht personelin e huaj jo drejtues gjatë fazës së prodhimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Baratasi i kamur: 14/06/2018 20:44

    Beratasit tani do pasurohen, shtëpi prej floriri do ndërtojnë. Bravoooooooo...bravo beratasve!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Distria Krasniqi kampione e Evropës në xhudo

Distria Krasniqi kampione e Evropës në xhudo