Sherri masiv në Kukës, vetëdorëzohen 3 të shpallurit në kërkim

Sherri masiv në Kukës, vetëdorëzohen 3 të shpallurit në kërkim

Janë vetëdorëzuar në policinë e Kukësit tre persona të shpallur në kërkim për një sherr masiv të ndodhur një ditë më parë. Në konflikt u përfshinë pesë persona, ndërsa tre të vetëdorëzuarit po hetohen në gjendje të lirë.

“Policia e Kukësit ka vijuar veprimet procedurale dhe kontrollet për dokumentimin e rrethanave të konfliktit të ndodhur në rrugë, më datë 22.04.2024, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për këtë konflikt. Si rezultat i kontrolleve të Policisë, vetëdorëzohen 3 shtetas të shpallur në kërkim për këtë rast.

Pas konsultimit me prokurorin, shtetasit e vetëdorëzuar A. E., 48 vjeç, U. E., 46 vjeç dhe I. M., 30 vjeç u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”. Pas konfliktit nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. E., 40 vjeç, gjithashtu të përfshirë në këtë rast. Ndërkaq”, njofton policia.

Policia po punon për kapjen e personit të fundit të kërkuar për këtë rast që është një 29 vjeçar.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Kukës.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi dhe procesi i integrimeve europiane

Mali i Zi dhe procesi i integrimeve europiane