Shkaku/ Rritet çmimi i biletës për autobusët e linjës Kukës-Tiranë. Irritohen banorët

KUKES- 100 lekë më shumë do të kushtojë bileta e autobusit për udhëtarët që nisen nga Kukësi në drejtim të Tiranës. Nga 400 lekë që ishte më parë bileta e udhëtimit me autobusët e linjës së transportit publik, tashmë  do të jetë 500 lekë. Rritja e çmimit  nuk është pritur mirë nga qytetarët kuksianë, sidomos ata që janë gjendje të vështirë ekonomike dhe pensionisët. 

“Nuk është e arsyeshme atë rrugë kemi. Këta e ngrejnë çmimin por mirë nuk bëjnë”, thotë njëri nga qytetarët.

 

“Kjo rëndon tek ne, autobusi del me fitim sido që të jetë”,- thotë një tjetër.

 

I kontaktuar me telefon, kreu i Shoqërisë së Transportit të Udhëtarëve ndërqytetas shprehet se shkak i rritjes së biletës nuk është vënia e tarifës për rrugën e Kombit, por rritja e vazhdueshme e çmimit të naftës. Sipas tij, çmimi aktual është abuziv ndërsa nga ministria ky çmim është aplikuar me kohë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Militanti ps kafsha: 06/08/2018 22:57

    Kaq te varfer jemi ne si popull sa dhe 100 leke te reja ndihet shume ne xhepat e shqipetareve me nje minimum jetik qesharak 3700 leke te reja ne muaj TURP I EUROPES DHE I QEVERISE RRRRUMPALLE DROGE KORRUPSION HAJDUTERI

    Përgjigju
  • Kafsha: 02/08/2018 23:55

    Duan të udhëtojnë me karroca

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës