Shqipëria i 'rrëmben' Serbisë kompaninë e njohur koreano-jugore, mediat serbe: Mbyllen 350 vende pune
Revista serbe ‘Monitor’ i ka kushtuar një artikull fabrikës 'Yura' me qendër në Leskovac në Serbi, e cila do të zhvendoset së shpejti në Shqipëri. Largimi i fabrikës do çojë drejt mbylljes 350 vende pune.
Kompania korenao-jugore Yura me qendër në Serbi
SERBI - Revista serbe ‘Monitor’ i ka kushtuar një artikull fabrikës koreano-jugore 'Yura' me qendër në Leskovac në Serbi, e cila do të zhvendoset së shpejti në Shqipëri. 'Yura Corporation' e specializuar për prodhimin e kabllove është kompania bashkëpunëtore e prodhuesve më të mëdhenj të automobilave të Koresë së Jugut si 'Kia Motors' dhe 'Hyundai Motors'. Kjo kompani është ndër eksportuesit më të mëdhenj të Serbisë e renditur e treta me 119 mln euro eksport gjatë vitit të fundit.
Sipas revistës serbe, fabrika u hap në vitin 2012 dhe mori subvencione nga qeveria 7000 euro për çdo punëtor të ri, me garancinë se askush nuk do të pushohej nga puna për pesë vite. Por tashmë investitorët po shohin mundësi të reja jashtë Serbisë dhe një nga vendet potencialisht të mundshme për të investuar është Shqipëria.
Artikulli i Serbian Monitor
Por bashkë me mbylljen e fabrikës pasojat parashikohen të jenë edhe me efekte sociale, kjo pasi plot 350 punëtorë do të humbasin vendin e punës.
Punëtorët kanë frikë për punën e tyre, por drejtuesit janë duke u përpjekur t’i sigurojnë se jo të gjithë do ta humbasin punën e tyre. Ata që do ta humbasin janë vetëm 350 persona, ku në listën e ‘zezë’ janë ata që kanë kërkuar shpesh raport mjekësor dhe ata që nuk e përballojnë dot ritmin e punës në fabrikën e prodhimit.
Thotë një punonjës i YURA-s
Por përveç kësaj, ‘YURA’ ka ndërtuar një fabrikë tjetër për rreth 500 njerëz në Leskovac.
Drejtuesit thonë se disa nga 1.000 punëtorët do të transferohen në uzinën e re, ndërsa të tjerët do të zhvendosen në punë të tjera brenda fabrikës ekzistuese.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?
-
Normale
12.8%
-
Korrupsion
82.9%
-
Nuk e di
4.3%
Vota total: 1319
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aktakuza për Banjskën: Si e ndihmuan Steviq dhe kompania e tij Radoiçiqin?
19 Shtator, 11:48
-
Dialogu në Bruksel/ Zyrtari i NATO-s bisedon me Bislimin për urën në Mitrovicë: Vendimet të konsultohen me ndërkombëtarët
18 Shtator, 08:59
-
Dialogu me Kosovën, ish-ambasadori Nesho: Vuçiç po përfiton nga konfliktet në Lindjen e Mesme dhe lufta në Ukraninë për t’u favorizuar nga Perëndimi
17 Shtator, 19:28
-
Përfundon raundi i ri i bisedimeve Kosovë-Serbi në Bruksel pa takim trepalësh
17 Shtator, 16:00
-
Tensionet Kosovë-Serbi/ Spahiu: Kurti-Vuçiç u tërhoqën nga 'ura Ibrit' dhe 'bojkoti' pasi u kërcënuan nga shefi CIA
16 Shtator, 22:24
-
‘Serbia furnizon Ukrainën me municione’, Haziri për Report Tv: Vuçiç i trembet diplomacisë së Tiranës, Kurti po varros dialogun
16 Shtator, 14:34
-
Kush i bllokoi kufijtë me Kosovën?
14 Shtator, 17:54
-
Gërvalla thirrje ndërkombëtarëve: Dënoni gjuhën armiqësore dhe agresive të Vuçiçit ndaj Kosovës
14 Shtator, 17:05
-
Vuçiç nënshkruan marrëveshjen për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak
14 Shtator, 14:43
-
Kosova ngriti aktakuzë për sulmin e armatosur në Banjskën, DASH: Të respektohet procesi gjyqësor
14 Shtator, 10:43
-
Kosova dhe Serbia kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e 17 shtatorit
13 Shtator, 21:02
-
Deputeti i PDK i ashpër me Kurtin: Bën si hero, i ka shpallur luftë ndërkombëtarëve! Eksperti: Vuçiç në të njëjtin linjë me Moskën
13 Shtator, 20:30
Sipas wikipedia kompania ka fabrika dhe ne Nish. Keshtu qe nga serbia sdo te ike. Lutem shikoni per kompanine ka ankesa ne serbi per trajtimin e punetoreve dhe kishteve te keqia te punes. Keto kompani hapin filiale tek ne sepse ska kontrolle rigoroze nga shteti.
PërgjigjuKeshtu zhvillohet vendi, me fabrika dhe pune, ishalla shtohen investimet e huaja, pasi ne aspektet gjeografike, klimes, resourseve jemi me mire se fqinjet
PërgjigjuO Rame duhet te rishikosh ca ligje? Lenda e pare mos i futet te mbetjet?
Përgjigju