Shtrëngoi duart me një grua gjatë Kupës së Botës, "lumë kritikash" drejt arbitërit iranian

Shtrëngoi duart me një grua gjatë Kupës së Botës,

Alireza Faghani

Arbitëri iranian Alireza Faghani është përballur me një lumë akuzash në vendin e tij pasi kishte shtrënguar duart me një grua gjatë Kupës së Botës në Rusi.

Faghani, i cili gjykoi katër ndeshje në turne, duke përfshirë edhe atë mes Anglisë dhe Belgjikës, u morr në thirrje për shpjegim nga Federata e Futbollit iranian, e cila i konsideroi veprimet e tij të papërshtatshme.

Sipas ligjit Islamik të Iranit, është rreptësisht e ndaluar që një burrë të prekë një grua që nuk e ka asnjë lidhje familjare, madje ky gjest miqësor shihet si i turpshëm dhe i pamoralshëm. 
Ndërsa arbitëri është shprehur se kjo situatë ishte shumë miqësore dhe nëse qëllimi i bashkëkombësave të tij ishte që t'i krijonin probleme atëherë ai do të largohej nga vendi.

Kjo zonjë është një kolege e imja që është e martuar me një nga miqtë e mi më të mirë. Më vjen keq për ata që po kërkojnë një skandal në një situatë të tillë kaq miqësore. Nëse duan të krijojnë probleme për shkak të kësaj, unë po ju them që tani se do të marr gruan dhe familjen time dhe do të largohem nga vendi.

Alireza Faghani

Irani njihet si një vend mjaft konservator, në këtë Botëror pas 40 vjetësh gratë u lejuan për herë të parë të shohin një ndeshje në stadium.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Labi: 23/07/2018 09:14

    Ore ju Jeni pas bote ike n franc e belgjik pa t njofur fare njerzit pershndet e puthen n faqe bura e gra Esht kultur dhe edukat .. ju Jeni akoma 150 vjet pas bote

    Përgjigju
  • Ateist: 23/07/2018 09:10

    Injoranca fetare ne çdo moment prodhon kauza idiote qe kthehen ne drama per individe, por edhe per shoqerine ne teresi. Hapni syte o skllever te besimit tuaj.

    Përgjigju
  • Prapambetje: 23/07/2018 08:43

    Sa të prapambetur....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Bardhi depoziton pr.ligjin në Kuvend: Pensioni minimal të rritet 300 € deri në 2029

Bardhi depoziton pr.ligjin në Kuvend: Pensioni minimal të rritet 300 € deri në 2029