POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Si të merrni veten pas pushimeve dhe të përqëndroheni në punë

Foto ilustruese

Periudha e kthimit në punë pas pushimeve do t’ju bëjë të ndiheni sikur është dita juaj e parë e punës. Kjo ndodh pasi jeni shkëputur nga gjithçka dhe lidhjen me kronologjinë e ngjarjeve të kohëve të fundit e keni thuajse zero. Por merreni me qetësi. Sot do t’ju tregojmë disa rregulla të vogla që duhet të keni parasysh në mënyrë që gjithçka të shkojë siç duhet.

Mos u stresoni dhe mos u sillni si një person i çmendur në mëngjes, por bëni pak planifikimet se çfarë do të vishni, çantën tuaj të punës dhe çdo gjë tjetër një natë më parë. Mos u vononi asnjëherë ditën e parë të punës. Keni qenë me pushime dhe një vonesë në ditën tuaj të parë të punës do të ishte e pajustifikueshme.

Bëni një listë të gjërave që duhet të bëni dhe mbajeni gjithmonë afër vetes. Kjo gjë do t’ju ndihmojë jashtë mase. Një tjetër këshillë që ne duam t’ju japim është që të visheni bukur ose diçka që ju pëlqen. Gjëja më e rëndësishme është që t'i jepni vetes një nxitje të besimit që do t'ju ndihmojë të ndiheni më energjik.

fl.mi.
Komento