S’kishin naftë e shisnin naftë, dy zyrtarë të 'Gulf’-it në kërkim, skema e mashtrimit

S’kishin naftë e shisnin naftë, dy zyrtarë të 'Gulf’-it në kërkim, skema e mashtrimit

Albano Aliko

Një hetim dy ditor i nisur nga prokuroria e Tiranës ndaj kompanisë së naftës “Gulf”, duket se ka nxjerrë në dritë pjesën e padukshme të “Ajsbergut” në këtë biznes, pasi menaxheri i shitjeve dhe administratori i kësaj kompanie tashmë janë shpallur në kërkim për akuzën e “Mashtrimit me pasoja të rënda”. Albano Aliko, me detyrë menaxher shitje dhe administratori i kësaj firme gjeorgjiani Irakli Svanidze, janë dy person që po hetohen dhe kërkohen nga policia e Tiranës në bashkëpunim me prokurorinë.

Mësohet se shtetasi Gjerorgjian Svanidze në muajin Mars 2018 para se të ndodhte kjo situatë kolapsi ka dhënë dorëheqjen nga administrimi i kësaj kompanie dhe është larguar nga Shqipëria. Ndërkohë në verifikim e sipër janë dhe disa menaxherë të tjerë. Hetimi ndaj tyre ka nisur dy ditë më parë pas një informacioni të referuar nga policia dhe drejtoria e Tatimeve, ku pasqyrohej se kjo kompani vijon të shesë naftë nëpërmjet tollonave,në një kohë që në çisternat e saj dyshohet se nuk ka gjëndje nafte. Në fakt informacioni i referuar ishte i drejtë.

Skema e mashtrimit me mijëra tollona
Prokuroria e Tiranës gjatë verifikimeve të kryera ka zbuluar se menaxheri i shitjeve Albano Aliko, shiste tek qytetarët dhe biznese të ndryshme tollona nafte, me çmim që varionin nga 125 deri në 130 lekë për litër, ofertë kjo shumë e çmuar për këto, pasi çmimi real i naftës në tregun vendas është 170 deri në 175 lekë litri. Mirëpo megjithëse kishte vënë në dispozicion këtë ofertë, prokuroria ka verifikuar se vetë “Gulf” blinte naftën tek kompanitë furnizuese me cmimin 150 lekë, çka tregon se ky biznes shiste produktin e naftës nën koston e çmimit fillestar që e merte nga furnizuesi.

Dëmi që i krijoi klientëve, të cilëve u kanë mbetur në dorë tollonë pa vlerë, është 1.5 milionë euro. Kjo vuri në lëvizje furnizuesit, të cilët nisën të kërkonin llogari, ndërkohë që detyrimi financiar i pashlyer që “Gulf” kishte krijuar vetëm ndaj dy kompanive të njohura është 900 mijë dhe 700 mijë euro, gjithsej 1.6 milionë euro në total. Shumë persona kanë arritur të blejnë mijëra tollona në të gjithë Shqipërinë, me çmimin e ofruar nga menaxheri i shitjeve Albano Aliko, por në fakt shumë qytetarë dhe biznese kanë rënë në mashtrim.

Kjo pasi gjatë ditëve të kësaj jave në pikat e karburantit “Gulf” është krijuar një amulli mes punonjësve dhe konsumatorëve, të cilët kanë shfaqur zëmëratën e tyre, pasi janë paraqitur me tollona për të blerë naftë dhe nuk kanë marrë shërbimin. Kjo pasi kompania ku qytetarët kishin blerë tollonat, kishte shpallur falimentimin dhe s’kishte gjëndje nafte.

Mashtroi për qeranë mbylli 30 karburante
Në fakt falimenti i kësaj kompanie është paralajmëruar kohë më parë, kur kjo kompani filloi me problemet e mospagesës së qërasë për pikat e karburantit që kishte marrë në të gjithë teritorin e vendit. Sipas burimeve të prokurorisë së Tiranës kompania “Gulf” ka një detyrim prej rreth 2 milionn euro për sa i përket qërasë së pashlyer të karburanteve.

Pjesa më e madhe e karburanteve të kësaj firme janë mbyllur kohë më parë. Në një tabelë që siguron “Shqiptarja.com” mësohet se mbyllja e pikave të karburanteve që kjo kompani ka nisur të bëjë në Qëndrën Kombëtare të Biznesit daton nga 25 shtatori 2014. Në total kjo kompani ka mbyllur 30 pika shitje në të gjithë teritorin Shqiptar.

Pikat e karburantit të mbyllura në vite
25 shtator 2014
1 karburant në Lezhë-Milot
5 nëntor 2015
1 në Tiranë
1 në Elbasan

21 dhjetor 2015
1 në Fier-Lushnjë
1 në Kukës
1 në Gjirokastër
1 në Bilisht
1 në Tiranë
2 në Lezhë

9 qershor 2016
2 në Rrogozhinë-Plepa
2 në Fier-Lushnjë

7 shkurt 2017
1 në Korçë-Libonik
1 në Durrës-Krujë
1 në Korçë
1 në Elbasan
1 në Sarandë
7 mars 2017
1 në Tiranë-Vaqar

27 mars 2017
1 në Vlorë
6 nëntor 2017
1 në Vlorë-Himarë

28 dhjetor 2017
1 në Fier

3 janar 2018
1 në Elbasan
1 në Tiranë
1 në Fier

24 janar 2018
1 në Korçë
1 në Tiranë

26 janar 2018
1 në Korçë

30 janar 2018
1 në Lezhë

Totali 30 pika karburanti

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 22/04/2018 19:17

    Ky mashtrim ne ekonomine shqiptare nuk eshte j vetmi , pasi eshte kthyer ne gje te zakonshme . Qendra kombetare e regjistrimit te bisneseve dhe ministria e linjes , kuptohet ministri duhet te paguajne per demin qe i eshte kryer qytetareve dhe busneseve vendas . Nuk ja faj DASHi qe e luston Shquperine ne vendim me korrupsion te gjithandhem . Qe nga fillimi i kaputalizmit shqiptar firma mafioze dhe fantazme off shore, jane pranuar nga qeverite shqiptare te korruptuara majtas dhe djathtas kane rrjepur shqiptaret me mashtrime dhe askush minister ise qevetitar nuk ka mbaj pergjegjesi . Kujtojme qundra koncensione te marra nga te husjt me fitmen w hajduteve qeveritar , qe i hspin te drejten e dhutjes se sksioneve furmave te ndryshme , kur dihet qe prina eshte shqiptare . Full corruption . SPAKu eshte w vetmja shprese e shqiptareve per te ndalur hajnine shteterore . Mjaft

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Forcohet leku, monedhat e huaja sërish në rënie! Ja sa këmbehen sot

Forcohet leku, monedhat e huaja sërish në rënie! Ja sa këmbehen sot