POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Sonda e NASA-s nis udhëtimin drejt Diellit

Sonda “Parker” duke u lëshuar në qiell

NASA-s filloi misionin e saj historik drejt Diellit. Sonda “Parker” u lëshua të dielën në mëngjes nga Cape Canaveral, në shtetin e Floridës. Objektivi i saj është udhëtimi drejt atmosferës së Diellit, duke u afruar më pranë tij se sa çdo mjettjetër hapësinor. Sonda ka përmasat e një makine të vogël, ka një peshë prej rreth 635 kilogramësh dhe do të arrijë një shpejtësi lëvizjeje deri në 692 mijë kilometra në orë, duke u bërë kështu mjeti kozmik më i shpejtë në histori.

NASA ka dashur prej dekadash të dërgojë një sondë drejt kurorës së Diellit, por nuk ka patur teknologjinë e duhur për mbrojtjen e mjetit kozmik nga nxehtësia diellore. Sonda “Parker” është misioni i parë i NASA-s që merr emrin e një personi të gjallë.

( Astrofizikani Eugene Parker me shkencëtarët e Universitetit "Johns Hopkins" )

Dr. Eugene Parker është fizikani që u mor me studimin e Diellit. Në vitin 1958 ai parashikoi ekzistencën e erërave diellore. Udhëtimi i sondës përgjatë kurorës së Diellit do të bëjë të mundur vëzhgimin e përshpejtimit të erërave diellore, të zbuluara nga zoti Parker./VOA

a.me.
Komento