Sot në Pejë, mbledhja e përbashkët e qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës, marrëveshjet që priten
Mbledhja e kaluar e dy qeverive
KOSOVE - Sot në Pejë do të zhvillohet mbledhja e pestë e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.
Ceremonia shtetërore e mirëseardhjes do të nisë në orën 10:15. Në mesditë do të nënshkruhen marrëveshjet e arritura, kurse pas gjysmë ore do të ketë një konferencë të përbashkët të të dy palëve. Ndër marrëveshjet kryesore që pritet të arrihen në këtë takim, është ajo për krijimin e lehtësirave doganore mes dy vendeve. Pas zotimit për unifikimin e doganave, Kosova dhe Shqipëria pritet të aprovojnë edhe kërkesën e kahershme të Bashkimit Evropian për heqjen e tarifës së shërbimit të roamingut, në kuadër të telekomunikimit ndërmjet këtyre dy shteteve.
Tarifa e Roamingut nënkupton telekomunikimin dhe shërbimin që qytetarët e përdorin në një vend tjetër nga një qendër e operatorit të telefonisë mobile. Këto tarifa janë kryesisht dyfish më të larta sesa ato që përdoren për telekomunikim brenda një shteti.
E shndërruar tanimë në një traditë, takimi i përbashkët mes dy qeverive nisi më 11 janar të vitit 2014 kur ato mbajtën takim të përbashkët në Prizren, në vitin 2014, ndërsa një vit më pas, në Tiranë është mbajtur takimi i dytë. Takimi i tretë në Prishtinë, kurse vitin e kaluar është mbajtur në qytetin e Korçës në Shqipëri.
Agjenda e aktiviteteve:
10:15 Ceremonia shtetërore e mirëseardhjes.
10:30 Fillimi i mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.
12:00 Ceremonia solemne e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërmjet dy qeverive.
12:30 Konferenca e përbashkët për media e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
13:00 Fotografia e përbashkët e të dy kabineteve qeveritare.
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të qeverive
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
82.2%
-
Të gabuar
13.2%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 2253
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ilir Yzeiri: Teksti i Edi Ramës dhe fshati i madh shqiptar
21 Dhjetor, 19:45
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri, hesht kompania kineze
21 Dhjetor, 19:10
-
Paralajmërimi i Bashës për opozitën: Koha na dha të drejtë, pazari Rama-Berisha për të mbrojtur pandëshkueshmërinë, ishte mesazh kundër SPAK
21 Dhjetor, 16:57
-
Takimi i dy Kuvendeve/ Spahiu për Report TV: Kurti premtoi bashkim kombëtar, por për 4 vjet shpiku idenë e kombit kosovar! Të hiqen kufijtë Shqipëri-Kosovë
21 Dhjetor, 15:36
-
TikTok do mbyllet për 1 vit në Shqipëri, Rama: Rrugaçëri, promovon dhunë e krim! Institut për fëmijët në konflikt me ligjin
21 Dhjetor, 13:17
-
Rama: Ku janë sot përfaqësuesit e UÇK-së që Rexhep Qosja i kërkonte në udhëtimin historik drejt Rambujesë
21 Dhjetor, 13:11
-
Ministrja e Kurtit sulmon Ramën pas fjalimit në Kuvend! I përvishen shqiptarët e Kosovës: Si nuk ke turp?!
21 Dhjetor, 09:56
-
Rama me skiatoren Colturi: Disiplinë e re për ne, flamuri kuqezi të ka sjellë fat! Lara: Kënaqësi që përfaqësoj Shqipërinë
21 Dhjetor, 09:24
-
Ylli Pata: A do pranohet nga socialistët, propozimi i SHBA për zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK?
20 Dhjetor, 19:33
-
Basha publikon videon e Berishës: Dikur na akuzonte ne, por sot pranoi pazarin me Ramën
20 Dhjetor, 18:11
-
Rama zbulon dhuratën që mori nga luftëtari i UÇK-së, Rexhep Selimi: Jam i prekur! Po mbaheni peng në Hagë në mënyrë të pajustifikuar
20 Dhjetor, 14:01
-
Rama e Kurti shkëmbejnë mesazh me letër në Kuvendin e Prishtinës, 6 minuta takim kokë më kokë! Report Tv zbulon çfarë ndodhi pas kamerave
20 Dhjetor, 13:47