SPECIALE/ Brenda qelive ku do qëndrojnë "VIPAT", Report Tv sjell pamje nga burgu i ri i Reçit në Shkodër (VIDEO)

324 efektiv policie në burgun e sigurisë së lartë në Reç të Shkodrës aktualisht kujdesen vetëm për një maçok të quajtur Miço.

Miço është i pari banor nga jashtë sistemit që ka patur akses të futet brenda gardhit me tela me gjemba dhe mureve të larta të betonit që përshkruajnë perimetrin e sigurisë në këtë ambjent të inaguruar vetëm pak ditë më parë.

Ky burg është ndërtuar për të akomoduar persona të paraburgosur dhe të dënuar nga ata për krime ordinere deri tek të burgosurit VIP, të cilët do të priten me kushtet e një hoteli me “4 yje”.
Gazetari i "Report Tv" Arsen Rusta, ka vizituar ambientetet e brendshme të këtij institucioni duke ju sjellë për herë të parë pamjet ekskluzive nga ato çka nuk është transmetuar deri më tani e deri tek pamjet e qelisë VIP me tualet privat, aspirim, kondicionim, sistem alarmi, e deri tek pajisja që dedekton dhe bllokon valët e telefonisë ceululare.

“Është ndërtuar me fondet e BE dhe qeverisë shqiptare. Përurimi i këtij institucioni është bërë dy ditë më parë”, sqaron Drejtori i burgut, Gëzim Selimi.

“Kemi ndërmarrë një mision të vështirë, por jo të pamundur”,- shton ai teksa tregon nga afër ambientet e burgut.

“Të gjithë personat që do vijnë këtu do të trajtohen si VIP-a”, shton drejtori.

Specialen mbi qelitë "VIP", ambintet e brendshme dhe funksionimin e këtij institucioni do ta ndiqni pas çdo edicioni lajmesh në "Report Tv".

ke.mu./f.g.
Komento

Komente

  • qaf thona: 05/08/2018 19:20

    djali sali berishes ai xeni besoj e shef kete video per gerdecin, luli 21 janarin edhe rrugen e kombit, bode abuzim ne detyre me dem te madh financiar, sali berisha organizat kriminale, vjedhje vrasje, per liken edhe monen nuk fol se nuk postoni komenti

    Përgjigju
  • Hasani: 05/08/2018 16:48

    Burg quhet ky? Burgje kane qene Spaci Qafa e Barit Burgu i Bences ku nuk shikoje driten e diellit dhe ne mes te dimrit thaje dhe ngrije dhe ne ushqim i gjeje nje ose dy kokrra fasule dhe jo te rrije ne dhome me tualet por ta mbaje deri kur te vinte orari i caktuar. Te dilte shpirti ne pume dhe po te mos realizoje normen te shtohej denimi Me televizor frigorifer vuajtje denimi quhet kjo kur ke edbe leje disaditore per te vajtur prane familjes.

    Përgjigju