Spektakël pa fitues në superfidën Manchester United-Arsenal

Spektakël pa fitues në superfidën Manchester United-Arsenal

Manchester United-Arsenal

Një supersfidë e çmendur mes Manchester United dhe Arsenal në “Old Trafford”, ku emocionet pushtuan zemrat e të gjithë tifozëve në Angli dhe jo vetëm.Takimi përfundoi me rezultatin 2-2, me të dyja skuadrat që ndanë nga një pikë, jo dhe aq të vlefshme për renditjen e tyre aktuale në Premier League.
Londinezët kaluan fillimisht në avantazh me anë të Shkodran Mustafit , pas një gabimi trashanik të David De Geas dhe ndërhyrjes së goal line technology.

Gjithsesi, avantazhi i Arsenal nuk zgjati shumë. Në minutën e 29-të, Leno bën mrekullinë duke pritur goditjen e dënimit të Marcos Rojos, por Herrera rikthen topin në zonë dhe Martial e ka mjaft të thjeshtë të dërgojë topin në rrjetë.Pjesa e dytë fillon me një ritëm mjaft të lartë, ku të dyja skuadrat dëshironin patjetër fitoren. Një gabim i Rojos, i jep “Gunners” mundësinë të kundërsulmojnë, me Lacazette që i futur në lojë në pjesën e dytë realizon pas një kombinimi të bukur me Mkhitaryan. Avantazhi i Arsenalir zgjat vetëm një minutë, pasi një gafë e Kolasinac, i jep mundësinë Jesse Lingard të dërgojë topin në rrjetën e Lenos.

Topçinjtë shtojnë presionin, Kolasinac kërkon të zhvlerësojë gabimin duke dhënë një krosim të ulët perfekt, por De Gea pret me këmbë gjuajtjen e Aubameyang. Vetëm pak sekonda më vonë, një tjetër krosim në zonën e United, por devijimi i Mkhitaryan nuk përfundon në portën e “Djajve të Kuq”. Në të 75-ën, De Gea duket se ka ndryshuar fytyrë, duke shpëtuar sërish portën e skuadrës së tij, pas një goditje të rrezikshme nga jashtë zone të Aubameyang. 90 minutat u mbyllën 2 me 2, por kjo mund të cilësohet padyshim një nga takimet më të bukura të Premier Leagues angleze deri më tani, me golat, spektaklin dhe emocionet që nuk munguan për asnjë moment.Pas këtij rezultati, Arsenal renditet i 5 në Premier League me 31 pikë, ndërkohë United gjendet në vendin e 7, në kuotën e 23 pikëve.

Në sfidat e tjera Liverpooli bëri detyrën duke vazhduar ndjekjen ndaj City-it, falë fitores 1-3 me përmbysje në fushën e Burnley-it falë golave të Milner, Firminos dhe Shaqirit. Tottenham mposhti 3-1 Southampton dhe u ngjit në vendin e tretë duke përfituar nga humbja e dytë sezonale e Chelsea të Sarrit që u thye nga Wolves me shifrat 2-1, pavarsisht avantazhit në pjesën e parë me Loftus-Cheek. Supersport

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Kremlini: Nuk kërcënojmë Europën, por duhet të biem dakord se si do të jetojmë

Kremlini: Nuk kërcënojmë Europën, por duhet të biem dakord se si do të jetojmë