Starton 'Botërori +' në Report Tv, risitë dhe të veçantat

Ka startuar në “Report Tv” emisioni më i ri “Botërori +”, që do të shoqërojë gjatë gjithë Kupës së Botës “Russia 2018”. Një emision ndryshe nga të tjerët, ku përveç informacioneve më të fundit që Botërori, bëhen edhe analiza taktike dhe teknike të skuadrave dhe lojtarëve të veçantë.

Në orën 12:30 deri në 14:00, pak minuta para se të fillojë ndeshja e parë e ditës, nën drejtimin e Andi Kapxhiut, të ftuar të përhershëm do të jenë Andrea Marko dhe Eduard Prodani, njohës shumë të mirë të futbollit. Gjithashtu, për infot më të fundit, në studio do të jetë edhe gazetarja Valbona Mëhilli.

E ftuara e parë ishte Ina Zhupa, zëdhënësja e Partisë Demokratike. Ish-futbollisti i Dinamos dhe i Kombëtares shqiptare, Andrea Marko, specialist i njohur i futbollit, do të bëjë edhe parashikimet e ndeshjeve, duke u nisur nga kuotat e basteve sportive të kompanisë më të madhe në vend.

Gjatë emisionit të parë, pati edhe një lidhje direkte nga Moska, me arkitektin Mikel Osmanaj, i cili jeton dhe punon prej 20 vitesh atje. Ai përcolli atmosferën dhe emocionet e fundit nga Rusia.

Por nuk mbaron këtu “Botërori +”, pasi në orën 19:00, nën drejtimin e Denis Minga, emisioni do të vijojë deri në orën 20:00, pak minuta para ndeshjes së fundit të ditës. I ftuar i përhershëm do të jetë Dr. Albert Karriqi, që do të komentojë lëvizjet në fushë të lojtarëve dhe anën taktike të ekipeve.

Çdo ditë në “Botërorin +” në Report Tv do të ketë informacione dhe parashikime nga ndeshjet e “Russia 2018”, ku nuk do të mungojnë të ftuar edhe nga politika, arti, bota e “shoë bizz”-it, futbollistë dhe figura të njohura publike. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Pamjet me dron nga protesta te Bashkia e Tiranës, momenti i shpërthimit të molotovëve

Pamjet me dron nga protesta te Bashkia e Tiranës, momenti i shpërthimit të molotovëve