POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

‘’Super’’ Mario s’ndalet së bëri heroin, Juve kalon edhe Romën

Festimi i golit nga lojtarët e Juventus

Juventus ka mundur edhe Romën duke regjistruar fitoren e 6 rradhazi në Seria A. Ka qenë sulmuesi kroat Mario Mandzukiç i cili me një gol me kokë arriti të bëjë diferencën në një ndeshje shumë të luftuar. Torinezët shkojnë në kuotën e 49 pikëve, 8 më shumë se Napoli i vendit të dytë i cili sot fitoi po 1-0 përballë SPAL. Për bardhezinjtë kjo ishte fitorja e 16 në kampionat pas 1 barazimi dhe asnjë humbje. Roma nga ana tjetër me këtë humbje zbret në vendin e 10 me 24 pikë dhe sheh më afër fundin e tabelës se sa kreun .

a.k.
Komento