VD/Zbërthehet banda e Met Kananit, super-operacion antidrogë në Shqipëri, 39 në pranga

Një operacion masiv i Policisë dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda në bashkëpunim me agjencitë partnere, kanë kryer 13 arrestime sot në Shqipëri duke shkatërruar një rrjet të madh të trafikut të lëndëve narkotike drejt Turqisë dhe më pas me destinacion BE-në, e njohur ndryshe si banda e Met Kananit, duke e çuar në 39 numrin e shqiptarëve të arrestuar si anëtarë të këtij grupi.

Operacioni është zhvilluar natën e kaluar në Tiranë, Elbasan, Shkodër, Korçë dhe Lezhë ku janë arrestuar 13 persona, ndërsa në Turqi kanë rënë në pranga në muajin mars 4 të tjerë, përfshirë edhe kokën e bandës, Met Kananin, ndërsa një prej tyre është arrestuar në Maqedoni.

Në total, anëtarët e bandës së drogës të arrestuar janë 39 persona, disa prej tyre të prangosur një vit më parë në Itali dhe Greqi, ndërsa hetimet kanë vijuar që prej shkurtit të vitit 2017. Sipas policisë, grupi kriminal ishte pjesë e bandës së super-trafikantit të arrestuar në muajin mars në Turqi, Met Kanani, i cili akuzohet se ka trafikuar nga Shqipëria, përmes Greqisë dhe Maqedonisë në drejtim të vendit turk tonelata me kanabis dhe droga të forta si kokainë e heroinë nga Afganistani dhe Irani.

Met Kanani njihet nga mediat turke si "Eskobari shqiptar" për shkak të famës që ai ka marrë atje si koka e një rrjeti të madh të trafikut të lëndëve narkotike përfshirë edhe heroinë e kokainë.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar edhe sasi të konsiderueshme droge si dhe janë bllokuar disa asete pasurore ndër to edhe automjete luksoze. Burime për Report Tv thanë se autoritetet shqiptare kanë marrë informacione për bandën e drogës nga agjencitë partnere të Europës si dhe nga DEA amerikane.

Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Eduart Merkaj në prani të prokurores së çështjes, Elisabeta Imeraj, dha detaje nga superoperacioni që çoi në zbërthimin e bandës së Met Kanani. Nga operacionet e zhvilluara më herët edhe në Itali, Greqi, Turqi e Shqipëri, bandës i është sekuestruar mbi 8.4 ton kanabis me vlerë tregu 10 mln euro. Janë 66 persona (shqiptarë, turq e disa shtetas të tjerë) në tërësi anëtarët e bandës të arrestuar në një vit e gjysmë të cilët kanë qarkulluar shumën e lartpërmendur të mbi 10 mln euro vetëm nga trafiku i kanabisit. Gjithashtu sekuestro është vendosur edhe mbi disa pasuri të anëtarëve të bandës.

Emrat e të arrestuarve në Shqipëri:

1. Alfred SHABANI, 44 vjeç, banues në Gjirokastër.

2.    Armando GJINI, 47 vjeç, banues në Rrëshen.

3.    Iliro HARUNI, 43 vjeç, banues në Fier.

4.    Orges ISLAMI, 40 vjeç, banues në Gjirokastër.

5.    Arvanit ULNDREAJ, 26 vjeç, banues në Tiranë.

6.    Klaudio ULNDREAJ, 25 vjeç, banues në Tiranë.

7.    Florand XHABEJ, 43 vjeç, banues në Korçë.

8.    Gojart JAHELEZI, 33 vjeç, banues në Tiranë.

9.    Lavdim ÇUKU, 44 vjeç, banues në Prrenjas, Librazhd.

10.    Klinsi ALIAJ, 23 vjeç, banues në Tiranë.

11.    Nexhat MLLOJA, 53 vjeç, banues në Shkodër.

12.    Andrea (Sadik) BALLA, 57 vjeç, banues në Prrenjas, Librazhd.

13.    Bilbil HEQIMI, 58 vjeç, banues në Fier.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi S.R, banues në Librazhd.

Të arrestuar në Turqi:

1.    Met KANANI, 56 vjeç, banues në Fier (aktualisht në burg në Turqi).

2.    Redjan DERVISHI, 26 vjeç (aktualisht në burg në Turqi).

3.    Ruvin SPAHIU, 46 vjeç (aktualisht në burg në Turqi).

4.    Besmir LLUPI, 32 vjeç, banues në Vlorë (aktualisht në burg në Turqi).

I arrestuar në Maqedoni:

1.Mentor MUÇKA, 47 vjeç, banues në Pogradec (aktualisht në burg në Maqedoni).


(Skema si funksiononte grupi kriminal me në krye Met Kananin)


(Skema si funksiononte grupi kriminal me në krye Met Kananin)



(Operacionet antidrogë të zhvilluara në Shqipëri, Greqi, Itali, Maqedoni, Turqi)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:12
'Eskobari shqiptar' i drogës në Turqi, kush është Met Kanani?

Met Kanani cilësohet si “baron i madh i drogës” pasi deri para arrestimit në muajin mars, kontrollonte rrugët kyçe të trafikut të kanabisit, heroinës dhe kokainës përmes Turqisë me destinacion vendet e BE. Grupi i tij u zbërthye orët e para të mëngjesit të sotëm me arrestimin e 13 personave në disa qytete të Shqipërisë, të cilët bënin furnizimin e bandës me kanabis e cila trafikohej në Turqi dhe më pas shpërndahej në tregun europian.

Met Kanani shfrytëzonte vende si Shqipëria dhe Maqedonia për të dërguar drogën në Turqi. Rrugë kalimi ishin edhe Greqia me Italinë. Ndërsa nga Afganistani trafikonte në Turqi heroinë dhe nga aty droga e fortë shpërndahej në tregun europian.


(Skema si trafikohej nga kanabisi nga Shqipëria nga Met Kanani)

(Met Kakani koka i grupit, skema si funksiononte banda e trafikut)

Sipas mediave në Turqi, Met Kanani është personi që ka tentuar të trafikojë në nëntor të 2017-së 1.6 ton kanabis që u kap nga Policia Greke pas një përleshje në det. Ka qenë Met Kanani personi që dyshohet se ka tentuar të çojë në Greqi këtë sasi droge, ku njerëzit e tij janë përplasur me Policinë, aq sa u desh ndërhyrja edhe e një helikopteri nga ajri për të prangosur personat që ishin në bordin e anijes që po bënte trafikimin e kanabisit.

Pavarësisht se u kapën njerëzit e baronit të drogës, Met Kanani nuk u arrit të arrestohej dot nga Policia Greke në atë kohë.

Grupi që kryente këtë linjë narkotrafiku kishte lidhje të forta edhe me trafikantë italianë e grekë. Nga dosja e policisë greke për këtë çështje që “Shqiptarja.com” zbardhi në nëntor, dilte përfshirja e një biznesmeni të fuqishëm grek si dhe e dy trafikantëve me shumë eksperiencë italianë.
Met Kanani raportohet se kishte në duart e tij një pjesë të rëndësishme të rrugës ballkanike të trafikimit të drogës.

Sipas ekspertëve, nëpërmjet kësaj rruge, banda e tij dërgonte në Europë heroinën që vjen nga Afganistani, Irani dhe Turqia, teksa nga Europa merrte kanabis për tregun turk dhe pilula droge, të cilat i trafikonte kryesisht për në vendet arabe.

Me këtë operacion, media turke raporton se është goditur rëndë rruga ballkanike e trafikimit të drogave të forta, si dhe e kanabisit që prodhohet në Shqipëri. Me arrestimin e 13 shqiptarëve sot në disa qytete të Shqipërisë, numri i trafikantëve të prangosur shkon në 39, ndërsa e gjithë banda e shkatërruar tashmë, përbëhej nga 66 persona të kombësive të ndyrshme.

Ora 14:12
VIDEO/Si u arrestuan në errësirë 13 anëtarët e bandës së Met Kananit

Policia e Shtetit publikoi sot pamjet e arrestimit të 13 anëtarëve të bandës së trafikut të drogës të Met Kananit, i arrestuar në Turqi në muajin mars 2018, si kreu i një rrjeti të fuqishëm narkotikësh.

Arrestimet janë kryer gjatë orëve të vona të natës. Në pamjet e publikuara nga policia duket momenti i shoqërimit për në komisariatet e policisë të trafikantëve të kapur në disa qytete.

Hetimet për bandën e Met Kananit kanë vijuar që prej shkurtit të vitit 2017. Met Kanani u arrestua në Turqi në muajin mars së bashku me 10 persona të tjerë, nga të cilët tre ishin shqiptarë dhe shtatë turq.   

Ora 13:03
'Eskobari shqiptar'/A do ekstradohet Met Kanani në Shqipëri? Ja si përgjigjet prokurorja Elisabeta Imeraj

Teksa ka dhënë detaje për super-operacionin e policisë dhe prokurorisë në shkatërrimin e bandës së Met Kananit, prokurorja Elisabeta Imeraj është përgjigjur lidhur me ekstradimin e kryetrafikantit në Shqipëri.

Ajo nuk dha një përgjigje përfundimtare, duke sqaruar se çështja përbën sekret hetimor.

Ato detaje që janë të nevojshme dhe domosdoshme per tu bere publike me mediat ne kuader te transparences, ne i thane. Tani te mos kalojme ne detaje qe mund te kene te bejne me cenimin e sekretit hetimor dhe veprimet proceduriale qe do te behen ne te ardhmen. Kjo është përgjigjia që mund të japim.

Elisabeta Imeraj, prokurore e Krimeve të Rënda

Ora 12:37
'Pastroni farmacinë'/Përgjimet telefonike që çuan në zbulimin e bandës së Met Kananit në Shqipëri

Pas arrestimit të Met Kananit në Turqi në muajin mars të këtij viti, hetimet u shtrinë edhe në Shqipëri për identifikimin e anëtarëve të bandës së drogës.

Grupi kriminal trafikonte kanabis në drejtim të Turqisë dhe më pas droga shpërndahej në vendet e BE-së.

Kjo ishte edhe linja e re e trafikimit, ku transportoheshin edhe droga të forta si heroinë dhe kokainë. Nga hetimet e kryera nga Policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, u ra në gjurmët e disa prej anëtarëve të bandës të cilët vepronin në territorin shqiptar.

Prangosja e Met Kananit ka bërë që trafikantët e tjerë në Shqipëri të merrnin masa për fshehjen e drogës. Disa persona të dyshuar janë përgjuar me metoda speciale teksa ndanin porositë për njëri-tjetrin.

"Pastroni farmacinë", ka qenë kodi i përdorur nga disa prej anëtarëve të bandës që çoi në zbulimin e tyre dhe për rrjedhojë prangosjen gjatë operacionit të koduar "Preçizioni" të 13 trafikantëve në disa qytete të Shqipërisë, 4 janë arrestuar më herët në Turqi dhe një prej tyre në Maqedoni.

Ora 11:51
8.4 t kanabis me vlerë 10 mln euro/Çfarë iu sekuestrua bandës së Met Kananit me 39 të arrestuar

Super-operacioni antidrogë që çoi në shkatërrimin e grupit kriminal të Met Kananit është zhvilluar në qytetet, Tiranë, Elbasan, Fier, Korçë, Shkodër, Lezhë dhe Shkodër.

Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Eduart Merkaj në prani të prokurores së çështjes, Elisabeta Imeraj dhanë detaje nga mega-operacioni i zhvilluar në vendin tonë.

Në kuadër të operacionit ‘Forca e Ligjit’, falë bashkëpunimit ndërkombëtar me disa agjenci ligjzbatuese vendase dhe të huaja është goditur një grup i strukturuar kriminal që operonte në disa shtete për trafikimin e drogave.

Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtoritë Vendore të Policisë në Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë, Lezhë, Korçë dhe Shkodër, finalizuan me sukses operacioni ndërkombëtar policor të koduar ‘Preçizioni’ ku u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila kishte caktuar arrest me burg për 18 shtetas, më konkretisht:

1.    Met KANANI, 56 vjeç, banues në Fier (aktualisht në burg në Turqi).

2.    Redjan DERVISHI, 26 vjeç (aktualisht në burg në Turqi).

3.    Ruvin SPAHIU, 46 vjeç (aktualisht në burg në Turqi).

4.    Besmir LLUPI, 32 vjeç, banues në Vlorë (aktualisht në burg në Turqi).

5.    Mentor MUÇKA, 47 vjeç, banues në Pogradec (aktualisht në burg në Maqedoni).

6.    Alfred SHABANI, 44 vjeç, banues në Gjirokastër.

7.    Armando GJINI, 47 vjeç, banues në Rrëshen.

8.    Iliro HARUNI, 43 vjeç, banues në Fier.

9.    Orges ISLAMI, 40 vjeç, banues në Gjirokastër.

10.    Arvanit ULNDREAJ, 26 vjeç, banues në Tiranë.

11.    Klaudio ULNDREAJ, 25 vjeç, banues në Tiranë.

12.    Florand XHABEJ, 43 vjeç, banues në Korçë.

13.    Gojart JAHELEZI, 33 vjeç, banues në Tiranë.

14.    Lavdim ÇUKU, 44 vjeç, banues në Prrenjas, Librazhd.

15.    Klinsi ALIAJ, 23 vjeç, banues në Tiranë.

16.    Nexhat MLLOJA, 53 vjeç, banues në Shkodër.

17.    Andrea (Sadik) BALLA, 57 vjeç, banues në Prrenjas, Librazhd.

18.    Bilbil HEQIMI, 58 vjeç, banues në Fier.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi S.R, banues në Librazhd.

Arrestimi i këtyre personave, u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, në bazë të materialeve të referuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në Shkurt të vitit 2017, ka regjistruar procedimin penal lidhur me veprat penale të ‘’Trafikimit të narkotikëve’’ kryer në bashkëpunim dhe ‘’Grup i strukturuar kriminal’’.

Këta persona vepronin si grup i strukturuar kriminal, për trafikimin e lendeve narkotike. Veprimtarinë kriminale e ushtronin në Shqipëri dhe në vende të tjera, kryesisht ato të Bashkimit Europian.

Dyshimet ishin se ky grup kriminal vepronte në linjat e trafikimit të heroinës, Turqi – Greqi – vendet e BE-së, si dhe Turqi – Maqedoni – Shqipëri – vendet e BE-së.

Një tjetër aktivitet kriminal, i zbuluar nga hetimet ishte trafikimi i kokainës nga vendet e Amerikës Latine përmes vendeve të Ballkanit në Shqipëri dhe vendet e BE-së.

Në kuadër të veprimeve hetimore, me autorizim të Prokurorisë për Krime të Rënda, është shkëmbyer informacion me autoritetet policore të Greqisë, Turqisë, Maqedonisë, Italisë me ndërmjetësimin e DEA-s, SELEC dhe oficerëve të kontaktit të vendeve respektive ku janë realizuar me sukses një sërë operacionesh policore dhe konkretisht:

Nga kryerja e aktivitetit kriminal të këtij grupi dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit në kohë reale me autoritetet e Hetimit Penal në Rajonin e Atikës në Greqi, më datë 4 prill 2017, është bërë arrestimi i shtetasve shqiptarë;

-Ermal Berxhi, 32 vjeç

-Astrit Gërbi, 56 vjeç

-Daniel Luka, 31 vjeç

-Luljeta Berxhi, 51 vjeçe

Këtyre shtetasve u janë sekuestruar:

- 32.4 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa,

- 27.8 gram lëndë narkotike e llojit ‚‘‘Kokainë‘‘

- 5.845 euro.

- Në datë 21 korrik 2017, në Fier, janë sekuestruar 70 kg lëndë narkotike janë arrestuar 5 shtetas.

- Në datë 18 dhjetor 2017 në Vlorë, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Renato Agalliu, ku iu sekuestruan 77 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

- Në datë 26 janar 2018, si rezultat i shkëmbimit të informacionit me autoritete policore

greke u bë sekuestrimi i sasisë prej 1,6 ton kanabis në Greqi, ku arrestuan 13 shtetas, nga të cilët 9 shtetas shqiptarë dhe 4 shtetas grekë.

Sendet e sekuestruara gjatë operacionit nga autoritetet greke janë:

-    1.586 ton e 700 gram kanabis;

-    2 gomone model YAMAHA HP me fuqi motorike 3x350 dhe 4x350;

-    1 mjet tip “Toyota Avensis” me targë IMX-9454;

-    7710 EURO;

-    1 pistoletë model “Valther PPK-L”, kalibër 7,65 mm;

-    1 pistoletë model “Pietro Berreta Garbone V.T, kalibër 7,65 mm;

-    1 pistoletë bosh model “POHM”, kalibër 9 mm P.A.K;

-    1 pistoletë ajër model “Walther”;

-    61 fishekë kalibër 7,65,32 mm;

-    37 fishekë bosh kalibër 9 mm;

-    Telefona celularë.

- Në datë 23 shkurt 2018, në qytetin e Kavajës është bërë kapja në flagrancë e shtetasit

Hajrulla Gjekaj, të cilit iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pistoletë me silenciator dhe me dorezë plastike të zezë, një qese plastike e bardhë me fishekë.

- Në datë 27 shkurt 2018, si rezultat i shkëmbimit të informacionit me autoritete policore maqedonase, në shtetin e Maqedonisë u bë kapja në flagrancë e shtetasit Mentor Muçka, në makinën e tij në cilësinë e provës materiale ju sekuestrua 85 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa,.

Gjithashtu, autoritetet maqedonase sekuestruan:

- Mjetin tip “Iveco Magirus”,

- 3 telefona.

Në datë 19 mars 2018, si rezultat i shkëmbimit të informacionit me autoritete policore në shtetin e Turqisë, u bë kapja në flagrancë e 11 shtetasve shqiptarë, nga ku u sekuestrua 1.1 tonë Cannabis Sativa.

Nga autoritetet policore turke në kuadër të këtij operacioni u arrestuan 4 shtetas shqiptarë edhe 7 shtetas turq, mes tyre edhe kreu u grupit kriminal shtetasi Met KANANI.

Këtij grupi të strukturuar kriminal, pas shkëmbimit të informacionit në kohë reale midis autoriteteve policore shqiptare me ato turke, gjatë vitit 2017 në 2 operacione të ndryshme në Turqi, u janë sekuestruar edhe 2.1 tonë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa dhe janë arrestuar 7 shtetas turq dhe 4 shqiptarë, si dhe 2 shqiptarë të shpallur në kërkim.

Në Itali u janë sekuestruar 2.1 ton lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Këtij grupi më datë 20 prill 2018, nga kontrolli i ushtruar në dy automjete iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 421 kg e 450 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marijuanë dhe është arrestuar një shtetas si dhe është shpallur në kërkim një shtetas tjetër.

Gjate ekzekutimit të vendimit të gjykatës për arrestimin e personave të mësipërm, nga kontrollet e ushtruara janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

- Në banesën e shtetasit Tahir Saraçi, i cili u arrestua në flagrancë u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 851 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Ky hetim proaktiv prej muajsh është ndjekur nga Njësia e Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë dhe agjenci të tjera po vijon punën intensive në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” për realizimin e plotë të objektivit për shkatërrimin e të gjitha grupeve të skeduara kriminale dhe sekuestrimin e aseteve të tyre financiare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shpellar vicidoli: 12/05/2018 21:15

    Zhapazhuli i squpit paska marr udhezim qe mos te komentoj tek ky lajm.

    Përgjigju
  • bledi: 12/05/2018 16:35

    pd edhe lsi te dalin ne proteste sponsori i tyre u kap......

    Përgjigju
  • Shpellar vicidoli: 12/05/2018 13:43

    Ja edhe pak del shqupi dhe ja faturon ket grup kriminal Rames, thuaj se keta i kap policia e lulit qe edhe ne enderr i shan. Jepi lule mos e hiq microfonin nga goja.

    Përgjigju
  • Erik: 12/05/2018 13:22

    Opa Luli opa, dil bej nje deklarate ne mbeshtetje te Policise se Shtetit dhe Prokurorise. U be i disati aksion i suksesshem me kapje peshqish te medhenj.

    Përgjigju
  • Xhaferri: 12/05/2018 13:01

    PUNE E MIRE PO DUKET SE XHAFA ELEMINON GRUPE KRIMINALE DROGE QE NUK KANE LIDHJE ME QEVERINE DHE LIDHJE PERSONALE KURESE PER TRAFIKANTET QE KANE LIDHJE ME SHTETIN DHE TE VELLAIN XHAFA HESHT DHE MOHON

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Festat e fundvitit/ Fluks në portin e Vlorës, 1015 passgjerë erdhën sot në mëngjes (VIDEO)

Festat e fundvitit/ Fluks në portin e Vlorës, 1015 passgjerë erdhën sot në mëngjes (VIDEO)