POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Tajfuni Jebi shkakton 10 viktima e 300 të plagosur/ Gjurmët e shkatërrimit në Japoni

Tajfuni Jebi në Japoni

Pamje apokaliptike ato që kanë mbetur në Japoni pas tajfunit Jebi, që është tajfuni më i fortë që është shënuar në Japoni që prej vititi 1993. Tajfuni ka nisur të dielën, ndërkohë që efektet shkatërruese vazhdojnë deri më sot.

Tajfuni nisi që prej ishullit Honshu drejt Detit të Japonisë. 10 viktima janë regjistruar deri mëngjesin e sotëm, ndërsa mbi 300 persona janë të plagosur. Rreth 1 milionë njerëz po evakuohen për shkak të motit të keq.

Era ka arritur deri në 135m/s duke shkatërruar aeroportin ndërkombëta duke shkatërruar çfarë ka gjetur përpara.

Mbi 1.6 milionë familje kanë mbetur pa energji në Osaka, ndërkohë që gjendja vazhdon të jetë kaotike.

f.g./b.ha.
Komento