POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Taksa për brendet e huaja të prodhuara në Serbi, ndërkombëtarët- Kosovës: Hiqni tarifat

Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini

Zyra e BE, Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini dhe Shefat e Misioneve të BE-së në Kosovë, kanë lëshuar një deklaratë të re në lidhje me vendimin që mori dje Qeveria e Kosovës, për masat shtesë edhe ndaj brendeve ndërkombëtare me seli në Serbi. Në këtë deklaratë, ata i kërkojnë Qeverisë së Kosovës të rishqyrtojë këtë vendim për taksën.

“Jemi të shqetësuar me vendimin e Kosovës për të zgjeruar tarifat edhe për produktet e brendeve ndërkombëtare, duke përfshirë këtu edhe vendet e BE-së, që prodhohen në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë. Duam ta përsërisim mesazhin e BE-së, se vendosja e tarifave nuk kontribuon në marrëdhënie të mira fqinjësore e gjithashtu bie në kundërshtim me angazhimet e së kaluarës së Kosovës ndaj integrimit rajonal, dhe angazhimeve të nënshkruara nga Kosova brenda MSA-së”, thuhet në deklaratë.

Më tej, thuhet se i bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovës të rishqyrtojë këtë vendim dhe të revokojë tarifat. “Ky do të ishte vendimi i duhur që duhet ndërmarrë për avancimin e Kosovës dhe popullit të vet, për aspirata evropiane për të tashmen e të ardhmen. Ne kujtojmë edhe njëherë mesazhin e BE-së për bashkëpunim rajonal dhe u kërkojmë të gjitha palëve të përmbahen nga veprimet që minojnë këtë mesazh”, thuhet në fund të deklaratës.

fl.mi.
Komento

Komente

  • Shqiptari: 30/12/2018 15:32

    O Ramush, te lumte dora, mendja dhe palla o prijes i Shqiptareve! Medet qe burra si ti ne Shqiperi, luftohen dhe injorohen. Shpresojme te ndryshije ne 2019.

    Përgjigju
  • Kosova: 30/12/2018 11:29

    Kompanite e huja te levizin per serbijete ne kosove nase don me shite mallie tyre

    Përgjigju
  • Iliri: 30/12/2018 10:09

    Nderkombetaret me Mogherinin kane qene gjithnje me serbet politikisht, gjithashtu eshte fakt i njohur qe asnjere nuk kane zgjidhur gje, qeveria e Kosoves ben mire qe nuk i pyet.

    Përgjigju