VIDEO/Sherr në Tiranë, një person qëllohet me armë zjarri në këmbë (EMRI+Detaje)

TIRANË-Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Paskuqan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, ndërsa policia ka rrethuar zonën për të prangosur autorin. REPORT TV siguron pamjet nga vendi i ngjarjes.

I plagosuri është Urim Vata rreth 55 vjeç, ndërsa sipas policisë është qëlluar në këmbë nga një person i paidentifikuar.

55 vjeçari aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Sipas gazetarit të Report Tv Driçim Caka, Vata fillimisht është konfliktuar me një person në rrugë, i cili pas debatit verbal e ka qëlluar me armë zjarri duke e plagosur.

55 vjeçari nuk rezulton person me precedent penal, ndërsa pritet që të merret në pyetje për të zbardhur ngjarjen dhe autorin.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Faik Bajga: 26/11/2018 22:47

    Llahtari e gjallë!!!!! Kjo do te thotë që çdo kush që ecën në rrugë mund të ketë armë në brekë perderisa aty për aty për një llaf goje tjetri nxjer armën dhe qëllon. Pra çdo person që qarkullon në rrugë i bie që të ketë armë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Studentët e Universitetit Stanford vizitë në Tiranë, takohen me Ramën

Studentët e Universitetit Stanford vizitë në Tiranë, takohen me Ramën