Tenderi te 'Unaza e Re'', Prokuroria: Hetim për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve
Projekti për 'Unazën e Re'
Prokuroria e Tiranës njofton se ka nisur hetimet për kompaninë "DH Albania shpk" që ka fituar tenderin e lotit të parë të Unazës së Madhe, pas denoncimit në emisionin "Të Paekspozuarit" se ka falsifikuar dokumentet për t'u bërë pjesë e garës. Kompania ka fituar tenderin 18.8 mln euro për një pjesë të punimeve të Unazës.
Report Tv mëson se "prokuroria po kryen veprimet hetimore, në lidhje me faktet e bëra publike mbi rregullshmërinë e veprimeve të kryera, për ndërtimet e planifikuara në Unazën e Re". Ndërsa në një njoftim të shpërndarë për mediat, prokuroria sqaron se "verifikimi bëhet për veprat penale të Shpërdorimit te detyres, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, Falsifikimi i dokumenteve, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal, Shkelje e barazisë në tendera, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal".
"Prokuroria shqiptare garanton vlerësimin me objektivitet të fakteve, objekt i ketij hetimi duke kryer veprimet hetimore brenda një afati të arsyeshëm", thuhet ndër të tjera në njoftimin organit të akuzës.
Ndërkaq, autoriteti Rrugor Shqiptar deklaroi sot se ndërpreu punimet në lotin Nr.1 të segmentit të Unazës e Re, që shtrihet nga Ura e Lanës deri tek mbikalimi i sheshit "Shqiponja" deri në sqarimin e pretendimeve të bëra mediatike (Lexo këtu). ARRSH theksoi se në rast se autoritetet amerikane do të konfirmojnë zyrtarisht pretendimet për falsifikime dokumentacioni nga kjo kompani, në zbatim të përcaktimeve ligjore, Autoriteti Rrugor Shqiptar do të zgjidhë kontratën në mënyrë të njëanshme dhe do ndjekë procedurat e tjera të përcaktuara në ligj.
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.6%
-
Jo
26.5%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 3505
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Sekuestrohet vila në Petrelë, prokuroria: Ishte pa leje dhe me dokumente të falsifikuara
21 Prill, 11:07
-
7.500m2 tokë në Vorë u tjetërsua dhe iu shit nipit të Sadri Abazit, 'arrest me burg' për ish-kreun e komunës Bërxullë e 3 të tjerë
15 Prill, 11:10
-
Kopjoi të dhënat e TIMS, ish-drejtori i IT në Policinë e Shtetit lihet në arrest shtëpie! Ervin Muça: Jam i pafajshëm, s’kam bërë shkelje
12 Prill, 12:27
-
Kallëzimi i Ilir Metës për vjedhjen në selinë e Partisë së Lirisë, Prokuroria e Tiranës nis hetimet
1 Prill, 10:38
-
Tiranë/ U ndërtuan me dokumente të falsifikuara, sekuestrohen 7 vila në Mullet! 10 persona merren të pandehur (EMRAT)
28 Mars, 15:14
-
Urgjenca e re në ‘QSUT’ 44 ditë pa shërbim për shkak të zjarrit, Albana Fico largohet nga drejtimi! Alma Cani emërohet drejtoresha e re
25 Mars, 10:15
-
Dosja ‘21 janari’ drejt SPAK, Gjykata e Lartë vendos më 12 mars në seancë gjyqësore! Thirrja e Strasburgut për drejtësi: Krim shtetëror, të hetohet
27 Shkurt, 07:28
-
Zgjerimi i Unazës së Madhe, Veliaj: Gati për ndërtimin e shkollave në Astir! Asnjë familje s’mbetet pa banesë
23 Shkurt, 21:16
-
Tiranë, 10 mijë euro për vizë amerikane! Në pranga 5 persona, 1 në kërkim! Aplikantëve u falsifikoheshin të dhënat, skema reklamohej në ‘instagram’ (VIDEO)
8 Shkurt, 08:53
-
Në kërkim ndërkombëtar, mashtruesi Florian Gjergji merret i pandehur! U zhvaste para biznesmenëve duke u hequr si zyrtar
3 Shkurt, 13:21
-
21 Janari/ Rama i quajti 'pa shtyllë kurrizore' reagon Prokuroria e Tiranës: Kërkuam ndihmën e autoriteteve të huaja! Kemi parasysh dhe 'Strasburgun'
22 Janar, 10:55
-
21 janari, Gjykata e Lartë vendos më 27 shkurt nëse dosja do i kalojë SPAK
21 Janar, 10:53
Kush ka shoerdoruar detyren? Erjon veliaj, Lul Basha apo Edvin k. Rama? Po nese te tre e kane shperdoruar, a do burgosen te tre?
Përgjigju