POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Tensione gjatë natës te Juridiku, policia private liron dyert që ishin bllokuar me banga (VIDEO-FOTO)

Është tensionuar situata tek Fakulteti i Drejtësisë gjatë orëve të natës. Policia private që ruan ambientet e Fakultetit ka ndërhyrë rreth orës 01:00 pas mesnate duke hequr bankat e vendosura nga grupi i studentëve që bllokonin korridoret për të hyrë studentët e tjerë. Brenda në auditore ishin ngujuar disa studentë që prej paradites së djeshme në shenjë proteste për tetë kërkesave, të cilat ata pretendojnë se nuk janë përmbushur nga qeveria pavarësisht miratimit të "Paktit për Universitetin". Pasi kanë larguar bangat nga korridoret, policia private është larguar dhe studentët kanë vazhduar të qëndrojnë nëpër auditore, duke kaluar natën aty.

Ora 07:33
Ngujimi i studentëve te Juridiku/ Policia private nxjerr jashtë bangat (FOTO)

Policia private nderhyn per te larguar karriget e nxjerra nga studentët në korridore

1 / 5

Policia private nderhyn per te larguar karriget e nxjerra nga studentët në korridore

2 / 5

Policia private nderhyn per te larguar karriget e nxjerra nga studentët në korridore

3 / 5

Policia private nderhyn per te larguar karriget e nxjerra nga studentët në korridore

4 / 5

Policia private nderhyn per te larguar karriget e nxjerra nga studentët në korridore

5 / 5
b.ha./l.q.