Vendimi i shkarkimit, prokurori me televizor 20 mijë € e sistem ngrohje 70 mijë €

Shtatë gjetje kompromentuese mbi pasurinë e deklaruar dhe të fshehur kanë ‘fundosur’ prokurorin pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Ramadan Trocit, duke i kushtuar humbjen e detyrës. Troci njihej edhe si prokurori i ‘VIP-ve’, për shkak se ka arrestuar Ardian Fullanin dhe Shpëtim Gjikën. Në vendimin e shkarkimit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka krijuar bindjen se Ramadan Troci ka fshehur pasuri të paluajtshme në emër të personave të afërt. Konkretisht, KPK dyshon se Ramadan Troci ka në pronësi një apartament luksoz në afërsi të ish-godinës së ATSH-së, të cilin e ka arreduar në mënyrë të tillë, sa që vetëm sistemi i ngrohjes dhe ftohjes kushton mbi 70,000 euro dhe televizori kushton rreth 20,000 euro.

“Në denoncimin e përcjellë pranë Komisioni, ndër të tjera hidhen dyshime se subjekti i rivlerësimit ka në pronësi të fshehur një apartament banimi në afërsi të ish-godinës së ATSH-së, në të cilën banon aktualisht. Lidhur me këtë apartament, denoncohet se subjekti e ka arreduar në mënyrë të tillë, sa që vetëm sistemi i ngrohjes dhe ftohjes kushton mbi 70,000 euro dhe televizori kushton rreth 20,000 euro. Në vijim ankuesi, denoncon se për posedimin e këtij apartamenti subjekti kamuflohet nga pronarët e minierave të Bulqizës, të cilëve pretendohet se u ka mbyllur shumë dosje”, thuhet në vendim. Komisioni dyshon edhe për fshehjen e disa pasurive të tjera tek Unaza e Re, si apartamente, njësi shërbimi e garazhe.

Komisioni i Vetingu ngre gjithashtu dyshime të forta se prokurori Troci ka fshehur duke e kaluar në emër të personave të tjerë një apartamenti me sipërfaqe 140 m², në godinën pranë Pazarit të Ri, me vlerë 140 mijë euro dhe parking 20 000 mijë euro. Nga ana tjetër, Komisioni pretendon se ka faktuar se prokurori Ramadan Troci ka fshehur një ndërtim pa leje me sipërfaqe 32 m², në një truall me sipërfaqe 450 m², në Paskuqan. Në vendimin për shkarkimin e Trocit thuhet gjithashtu se prokurori nuk justifikon një depozitë me vlerë 2,500,000 lekë si dhe blerjen e një makine “Mercedes-Benz”, viti i prodhimit 1999, me vlerë 700,000 lekë. Gjithashtu, prokurori nuk ka deklaruar gjendjet e llogarive bankare si dhe nuk ka deklaruar saktë shtesat e depozitës në emër të bashkëshortes së tij.

( Kliko këtu ) për vendimin e plotë të KPK për prokurorin Ramadan Troci

Fshehja

Komisioni i Pavarur të Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, ka konstatuar se Ramadan Trocit ka fshehur një ndërtim pa leje me sipërfaqe 32 m², në një truall me sipërfaqe 450 m², në Paskuqan.

Gjetjet

Shtatë gjetje kompromentuese mbi pasurinë e deklaruar dhe të fshehur kanë ‘fundosur’ prokurorin pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Ramadan Trocit, duke i kushtuar humbjen e detyrës.

1) Subjekti ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar plotësisht pagesën e këstit të parë, për prenotimin e apartamentit deri në vitin 2011;

2) Subjekti ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar plotësisht pagesën e bërë për blerjen e automjetit në vitin 2008;

3) Subjekti ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar plotësisht krijimin e depozitës prej 2,500,000 lekë, në fund të vitit 2016;

4) Subjekti ka fshehur pasurinë, ndërtimin pa leje me sipërfaqe 32 m², në truall të zënë me sipërfaqe 450 m², në Paskuqan, Tiranë, ndërtim i cili sipas përgjigjes së ALUIZNI-t, rezulton me kërkesë vetëdeklarimi nga ana e tij më datë 07.11.2006.

5) Subjekti në vazhdimësi nuk ka deklaruar gjendjet e llogarive bankare, nuk ka deklaruar saktë shtesat e depozitës në emër të bashkëshortes së tij, si edhe ka kryer deklarime të pasakta lidhur me të ardhurat e përfituara.

6) Bazuar në indicie dhe të dhëna të rëndësishme, Komisioni, krijoi bindjen se subjekti është pronar de facto i disa pasurive të tjera, të listuara më sipër, të cilat janë regjistruar në emër të të afërmve dhe familjarëve të tij.

7) Vëllai i subjektit të rivlerësimit, në cilësinë e personit tjetër të lidhur, nuk justifikon me burime të ligjshme pasuritë e tij.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • GIM BUBUQI: 20/12/2018 00:00

    Shume prona te fshebura ne vlore ky mashzyrues

    Përgjigju
  • genti: 18/12/2018 22:12

    BURG BURG BURG

    Përgjigju
  • Gramoz Alla Vlore: 18/12/2018 18:29

    Ne burg te kalbet ky qen

    Përgjigju
    • Ilda Alla Vlore: 18/12/2018 22:33

      Pse mo Mozi ky ska bere gje mo derzi, detiren ka bete

  • Ilir Profka: 18/12/2018 18:27

    Po sa ka vjedhur ky se nuk po meret vesh njer.booo ne duart e kujt jemi ne

    Përgjigju
  • Hinglateri: 18/12/2018 16:37

    Rrnofte Berisha qe bani fukarejt milonere si kete prokuror

    Përgjigju
  • Shtet kadaver: 18/12/2018 14:33

    Zyrtar shteti dhe nderton pa leje... ka maru shteti..automatikisht shkarkim nga detyra dhe sekuestrim te pasurive te pa dokumentuara, dhe nja 6 muaj burg sa per freskim. Gjithashtu mos te kete te drejte te ushtroje profesionin

    Përgjigju
  • toni tirane: 18/12/2018 13:39

    Korrupsioni po e ha nga brenda kete vend. Te gjithe prekurore dhe drejtesia jane te korruptuar edhe keta vete duhet te burgosen.

    Përgjigju
  • Vlora: 18/12/2018 10:34

    Troci ishte gjobë vënës, ne vlorë

    Përgjigju
  • Lym Keta: 18/12/2018 10:33

    Ne fakt nuk ka faj ky prokuror , faji eshte i atyre qe votojne per kete shtet skandaloz , duhet perbysur sa me shpejt kjo klike perverse sepse po vjell shpresen te rinjve , kjo eshte gjeja me e keqe qe po ndodh ! Duhet ta marre ne dore bezi i ri sepse te gjithe ato qe kane politiken ne dore jane me komplekset e komunizmit .....ky eshte prblemi !

    Përgjigju
  • Si ka mundsi!!!: 18/12/2018 10:11

    Si ka mundsi qe gjith ketyre qe u gjenden gjera te tilla mos te futen ne burg me masen burg pa afat deri sa tja mbyllin dosjen te plote se fakte ka sa te dush!!! E popullin e thjesht per gjene me te vogel arrest me burg..Perfundimisht derra

    Përgjigju
  • max: 18/12/2018 09:45

    BRAVO TANI BEJENI KRYEMINISTER QE TE BIJ KY QE ESHTE.TURP SHTET LESHI.KONFISKOJANI MORE CFAR PRISNI.APO DONI TJU VIJ NDONJE SHTET TJETER TE BEJ PUNEN TUAJ.KUR DO E BENI SHTETIN.APO KUR TE IKIN TE GJITH SHQIPTARET....

    Përgjigju
  • xXx: 18/12/2018 09:26

    Ky është më keq se ata që vënë gjoba,por nejse ca gjoba mirë bëri që i vuri.Sidomos Pëto fshatarit...

    Përgjigju
  • Ardi: 18/12/2018 09:02

    Për dhjarët u në ky vend...

    Përgjigju
  • populli: 18/12/2018 09:00

    cpo kenaqemi me keta, kerma e vertete e degradimit te Shqiperise dhe shqipetareve.

    Përgjigju
  • anna: 18/12/2018 07:49

    ShOW i ketij prokurori do mbahen mend. E c'fare do perisnim prej ketij palo prokuror perveqse SHOW

    Përgjigju
  • Xhikr: 18/12/2018 07:40

    Ky meriton butgun

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë