POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Tërmet në Itali, banorët e Aquilas ende në rrezik ndaj lëkundjeve të tjera

Foto ilustruese

ITALI- Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë u regjistrua në orën 19:37 me epiqendrën në fshatin Collelongo, rreth 54 kilometra nga zona e Aquilas. Tërmeti u pasua nga lëkundje të tjera por me intensitet më të ulët.

"Ishte një goditje shumë e fortë, për fat të mirë nuk kishte dëme në njerëz, ende ekziston rreziku për goditjet e reja ndaj kemi vënë në dispozicion të personave që nuk duan të flenë në shtëpinë e tyre kompleksin shkollor,”- tha për mediat italiane Rossana Salucci, kryebashkiakja e Collelongos.

Marsica është një nga zonat me aktivitet më të lartë sizmik. Tërmeti më i fuqishëm në këtë zonë është shënuar mbi njëqind vjet më parë, më 13 janar 1915, i cili shënoi 7 ballë.

Si pasojë e rrënimit, 30 mijë persona humbën jetën duke shënuar një nga fatkeqsitë më të mëdha të popullit italian.

ke.mu.
Komento