POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Tony Blair kritika BE: Projekti për Ballkanin i papërfunduar nga mosanëtarësimi në Europë

Ish-kryeministri anglez, Tony Blair, gjatë një interviste për gazetën kroate "Jutarnji List" është pyetur nga gazetarja Ana Muhar Blanquart edhe për integrimin e Ballkanit në BE. Blair shprehet me doza kritike për sjelljen e BE në raport me integrimin e mëtejshëm të BE.

Gazetarja Ana Muhar Blanquart e pyet Tony Blair se kur ai flet për Kroacinë ka ndërmend atë që njihet stabilizim i situatës në vendet e Ish-Jugosllavisë në të cilat ai është përfshirë.

Blair është pyetur nëse ky projekt ka përfunduar me sukses. Ai jep këtë përgjigje:

Ky projekt nuk ka përfunduar ende dhe mbetet i pa përfunduar deri në momentin kur Ballkani do të anëtarësohet në Unionin Europian. Më lejoni të jem i sinqertë, jemi shumë larg kësaj. Kjo shihet veçanërisht me Kroacinë. Unë punoj me udhëheqësit e Shqipërisë dhe Serbisë dhe besoj se mbetet shumë punë për të bërë. Gjithashtu mendoj se ne jemi duke arritur progres dhe kjo na jep optimizëm. Shpresoj që kjo të vazhdojë.

Tony Blair, ish-kryeministër i Britanisë së Madhe

l.q./b.ha.
Komento