5 vëllezërit shqiptarë Sallaku janë rikthyer në burg nga gjykata italiane. Ata u arrestuan nga policia e Breshias dhe Bergamos në nëntor të 2018-ës, pas një operacioni anti-drogë që u finalizua me arrestimin e 22 personave, italianë dhe shqiptarë. Mes të arrestuarve ishte edhe presidenti i klubit Darfo Calcio, Gëzim Sallaku, një nga vëllezërit Sallaku.
Saimir, Gezim (president i Darfo Calcio), Isuf, Gazmir dhe Taulant janë shqiptarët, ndaj të cilëve mëngjesin e djeshëm është lëshuar masa e arrestit, ndërkohë që 2 gratë e tyre, janë ende në telashe, pasi gjykata ka lëshuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, raporton BresciaToday.
Gëzim Sallaku, biznesmeni i arrestuar në Itali
Në vilën e tyre në Sale Marasino, biznesmenit Gëzim Sallaku iu gjetën 3 armë dhe municione. Pas arrestimit në nëntor ata u liruan, ndërsa në burg ngeli vetëm vëllai i tyre, Saimiri, i cili mori përsipër të gjitha përgjegjësitë.
Por pas hetimeve që janë zhvilluar nga Policia dhe falë disa përgjimeve, u zbulua se në të vërtetë të gjithë vëllezërit i njihnin armët bashkë me ta edhe dy nga gratë e familjes Sallaku.
Kjo ka bërë që Gjykata të lëshojë urdhër arresti dhe të rikthejë në burg shqiptarët. Vëllai i tyre, Saimir Sallaku ishte arrestuar më herët duke shitur një kilogramë kokainë tek dy tregtarë të njohur të drogës në Breshia.
Vëllezërit Sallaku, Gëzim e Sajmir
Kur shqiptarët u arrestuan policia dyshonte se familja Sallaku kryente kontrabandë lëndësh narkotike duke kontrolluar shitjen në Bergamo dhe Parma.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.4%
-
Jo
31.9%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 570
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në kërkim për trafik droge, pranga turkut në Muriqan! I dënuar me 13 vjet burg (EMRI)
16 Janar, 12:02
-
SPAK arreston Kreshnik Farrukun, zbardh rolin në grupin që mbushi Italinë me kokainë nga Amerika e Jugut! Ishte lënë në arrest shtëpie
12 Janar, 15:28
-
Tiranë/ Akuzohej për trafik droge dhe organizatë kriminale, GJKKO dënon me 5,4 vite burg Luis Çelën, përfitoi nga gjykimi i shkurtuar
9 Janar, 19:15
-
Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës
7 Janar, 23:01
-
Arabia Saudite ekzekuton 6 iranianë për trafik droge dhe thyen rekordin, ‘tërbohet’ Teherani!
2 Janar, 08:52
-
Tiranë/ U vra në atentat më 2020, Prokuroria kërkon konfiskimin e 13 pronave me vlerë 2.5 mln euro të biznesmenit Gjergji! Trafik droge e pastrim parash në Itali e Holandë
30 Dhjetor 2024, 09:29
-
Kokaina nga Amerika Latine në Shqipëri në lëkurë gjedhësh, Apeli GJKKO burg 10 të arrestuarve! SPAK ndoqi në heshtje trafikun
28 Dhjetor 2024, 13:23
-
Trafikuan 1 ton marijuanë me vlerë 3.37 mln euro, SPAK dërgon për gjykim 4 trafikantët që u zbuluan nga përgjimet e Sky Ecc (EMRAT)
27 Dhjetor 2024, 10:24
-
Tiranë/ Për të dytën herë SPAK kërkon pushimin e çështjes për Selim Çekajn, akuza për përfshirje në trafik droge nuk vërtetohet! Gjykata shtyn vendimin
23 Dhjetor 2024, 10:07
-
Kapen me gjysmë ton marijuanë në 'shtëpinë e barit', arrestohen dy shqiptarë në Spanjë
20 Dhjetor 2024, 11:02
-
Në kërkim nga Spanja për trafik droge, arrestohet i riu në Shkodër (EMRI)
19 Dhjetor 2024, 09:37
-
Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit! Ja si i bëri Policia blerjet me agjentë të infiltruar dhe roli i taksistit
18 Dhjetor 2024, 13:09