POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Rindizet sinjali analog në Tiranë dhe Durrës për TV, shtyhet me katër muaj dixhitalizimi

TIRANE-Autoriteti i Medieve Audiovizive ka vendosur që të shtyjë dixhitalizimin me katër muaj pas ankesave të shumta të qytetarëve prej ditës së djeshme kur u fik sinjali në qarqet e Tiranës dhe të Durrësit. Kreu i AMA-s, Gentian Sala në një konferencë për mediat deklaroi sot se sinjali analog do të rindizet edhe për katër muaj në Tiranë dhe në Durrës, deri në datë 15 janar të vitit 2019. Sipas tij, një vendim i tillë erdhi, pasi pas fikjes së sinjalit analog dje në orën 10:00 ka pasur një numër jashtëzakonisht të lartë ankesash nga qytetarët, mbi një mijë vetëm në 24 orë, që nuk e kuptojnë si funksion dhe që nuk janë pajisur me dekodera. Për ata që kanë blerë aparatin e ri do të vijojnë që të shikojnë transmetimet dixhitale.

Kemi vendosur rindezjen e transmetimeve analoge. Për ata që kanë blerë aparatin e ri do të vijojnë që të shikojnë transmetimet dixhitale, ndërkohë që ata që ende nuk janë pajisur u lihet katër muaj kohë për t’u pajisur me dekodera, do të shtyhet afati në 15 janar 2019. Qytetarët që nuk janë pajisur me dekodera u lihet katër muaj kohë. Me gjithë njoftimet prej një viti, konstatohet se shumë prej tyre e kanë lënë për një moment të fundit. Ne kemi detyrim nga BE për të mbyllur sa më shpejt transmetimet numerike. Kemi detyrim edhe nga Kuvendi për të mbyllur transmetimet numerike. Por, duke pasur të parasysh të drejtën për informim mendojmë që të shtyjmë këtë proces, nuk ka të humbur, ata që kanë blerë dekoderin do të shikojnë më shumë kanale, të tjerëve u lihet më shumë kohë të pajisjen. Kjo nuk do të thotë rindezje e transmetimeve dixhitale të palicencuara. Rindezja do të bëhet tani.

Gentian Sala

Një tjetër problem i shfaqur është edhe ai me sistemin LCN (që bën renditjen e kanaleve televizive) që është testuar vetëm dy ditët e fundit përpara se të ndodhte kalimi nga analog në digjital, ndërsa disa prej dekoderave, mes tyre të kompanisë Tring nuk e respektojnë. Shefi i kabinetit të AMA-s, Dritan Xhelili u shpreh se të dekoderat që janë në treg do të rishikohen.

Tani, të gjithë operatorët kombëtarë kanë vendosur LNC sipas rregullores së AMA-s, janë bërë matje, që vendimi i AMA-s të jetë i zbatuar. Rezulton që të gjithë operatorët i kanë vendosur. Të gjithë dekoderat që janë në treg do të rishikohen. Vendosja e këtyre do të jetë në transmetues. Dekoderat që janë në treg i rendisin programet sipas rregullores.

Dritan Xhelili-shefi i kabinetit

Të gjithë teleshikuesit që ndjekin transmetimet televizive përmes teknologjisë analoge, pas datës 15 janar 2019 duhet të pajisen me dekoder dixhital tokësor të tipit DVB-T2- Universal ose të jenë të pajisur me aparat televizori që ka të inkorporuar dekoderin e këtij tipi.

Kliko - Si ta gjeni REPORT TV në dixhital tokësor falas. 

Prononcimi i plotë i kreut të AMA-s, Gentian Sala
Ju deklaruat se nuk do të kishte kthim mbrapa?
Nuk na duket normale që dhjetëra qytetarë të mos të kenë të drejtë për informim, të rrinë në radhë për dekodera.

Përveç televizioneve të vjetra, ka pasur shumë njerëz që janë ankuar për televizionet e viteve të fundit?
Jo të gjithë TV kanë mundësi për të marrë transmetimet e gjeneratës së fundit.

Na rezulton se sistemin LCN (që bën renditjen e kanaleve televizive) e keni testuar vetëm dy ditët e fundit përpara se të ndodhte kalimi nga analog në digjital. Po ju jap një shembull. Dekoderi kompanisë Tring nuk e respekton sistemin LCN. Kur e keni identifikuar këtë problem?
Dritan Xhelili-shefi i kabinetit: Tani, të gjithë operatorët kombëtarë kanë vendosur LNC sipas rregullores së AMA-s, janë bërë matje, që vendimi i AMA-s të jetë i zbatuar. Rezulton që të gjithë operatorët i kanë vendosur. Të gjithë dekoderat që janë në treg do të rishikohen. Vendosja e këtyre do të jetë në transmetues. Dekoderat që janë në treg i rendisin programet sipas rregullores.

Sa ankesa kemi marrë?
Dje ka pasur 700 ankesa, sot deri në mëngjes 180, numër jashtëzakonisht i lartë. Njerëzit pyesin cfarë do të bëjmë, ku do të blejmë dekoderat.

Pse në këtë moment?
Kemi një vit e gjysmë që bëjmë informim

A do të kemi një fushatë më të madhe informimi?
Informimi ka mbi një vit, shtresat vurnerabël kanë probleme me marrjen e informacionet, nuk e kuptojnë procesin, por ka edhe të rinj që nuk e kuptojnë, duhet bërë më shumë, duhet folur edhe me qeverinë, por nuk i rezauron 100%.

Ju thatë 88 mijë aparate janë shpërndarë, por ka edhe që nuk i kanë marrë...
Nuk është marrë AMA me këtë procedurë, por ministria përkatëse e qeverisë së kaluar. Ne dimë që 88 mijë dekoderat janë në terren, problemet janë të jashtëzakonshme.

Ora 15:46
PD kërkesë AMA-s: Dixhitalizimi të shtyhet derisa çdo familje të pajiset me dekoder

Partia Demokratike i është drejtuar përmes një kërkese Autoritetit të Mediave Audiovizive për shtyrjen e afatit për mbylljen e frekuencave analoge. Sot AMA rindezi transmetimet analoge pas kaosit të shkaktuar në zonën Tiranë-Durrës pasi qytetarët pretenduan se nuk ishin njoftuar për kalimin në teknologji dixhitale pas datës 10 shtator. 

Në kërkesën e Kryetares së Komisionit të Medias, Albana Vokshi për AMA-n theksohet që afati të shtyhet deri në mundësimin e dekoderave për të gjitha familjet shqiptare.

Kërkesa për shtyrjen e afatit është firmosur nga të gjithë deputetët e opozitës në Komisionin e Medias.

Në letër thuhet: 

"Ndërprerja e transmetimeve televizive është, ndër të tjera, një shkelje e hapur e të drejtës kushtetuese për informim, siç parashikohet në nenin 23 të Kushtetutës së Shqipërisë dhe nenin 10 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut". 

Kërkesa e PD drejtuar AMA-s për shtyrjen e transmetimeve dixhitale
d.ba./a.ca.
Komento

Komente

  • Dic: 12/09/2018 11:18

    E tregove vehten se cfar rrumujaxhiu je o salah qerosi

    Përgjigju
  • nini: 12/09/2018 10:00

    Ju mjeshtrat qe vetem pellisni. Informohuni njehere mbi dixhitalizimin. Pastaj komentoni.

    Përgjigju
  • Robshi: 11/09/2018 17:27

    Ky edhe shpëtimtar edhe rrjepes...të ishim popull me me pak vuajtje do thoja mire është po meqë jemi vetëm budallenj sme vjen mire...

    Përgjigju
  • Loni: 11/09/2018 14:31

    Po dhe televizor te 2014 qe kane dekoder dixhital cuditerisht nuk punonin, ky detyrimi juaj duhet pare njhere si zbatohet . Se deri tani vetem poshtersi dhe rrjepje kemi pare nga kjo qeveri.

    Përgjigju
  • Dixhitali: 11/09/2018 14:20

    Mish-mash i mirëorganizuar nga ky palla teveqel.

    Përgjigju