Revolucioni digjital, Ministrja e Shëndetësisë: 26 shërbime të shëndetësisë kalojnë online, eleminohet burokracia dhe çdo abuzim

Revolucioni digjital, Ministrja e Shëndetësisë: 26 shërbime të shëndetësisë kalojnë online, eleminohet burokracia dhe çdo abuzim

Spitali Nënë Tereza

Që nga data 1 Maj në të gjitha institucionet janë mbyllur sportelet, për t’i lënë vend dorëzimit apo marrjes së dokumentave online. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër ofrimin e shërbimeve online në Agjensinë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, ku aplikimet për barnat kryhen vetëm përmes portalit e-Albania dhe leja për subjektet lëshohet elektronikisht. 

“Ministria e Shëndetësisë ka punuar për të kaluar online 26 shërbime në të gjithë institucionet e varësisë. Janë më shumë se 11 mijë dokumentacione në vit, të cilat do të jepen online. Në Agjensinë e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore dhe në Ministrinë e Shëndetësisë, që po ashtu lëshon autorizime të importit të barnave dhe lloje të ndryshme autorizimesh në funksion të të gjithë qarkullimit, tregtimit dhe prodhimit të barnave në Republikën e Shqipërisë, janë 17 autorizime të cilat praktikisht janë pjesë e shërbimeve online. Më shumë se 7400 dokumenta nga këto autorizime janë dhe po realizohen online”, tha Manastirliu. 

Duke u shprehur se revolucioni digjital ka sjellë një qasje inovatore në Shëndetësi, për shmangien e burokracive në marrjen e shërbimeve për qytetarët, Manastirliu tha: “Sigurisht revolucioni digjital është një proçes. Është një proçes që kërkon, përveç të gjithë trajnimit të ekipeve tona, edhe një ndryshim në mendësi. Kjo është një qasje, e cila është duke u siguruar ditë pas dite. Çdo problematikë apo sfidë në vijim të këtij proçesi është duke u trajtuar në kohë reale dhe është duke u trajtuar me shumë seriozitet nga gjithë institucionet tona. I gjithë proçesi i madh i digjitalizimit, axhenda digjitale do të vazhdojë. Ministria e Shëndetësisë është një lider dhe mund të them me shumë modesti është kampion përsa i përket përfshirjes në sistemin shëndetësor të shumë programeve elektronike, duke bërë të mundur që të kemi më pak burokraci në marrjen e shërbimeve. Sot qytetarët kanë mundësi që nëpërmjet sistemit e-Albania të kenë mundësi të aksesojnë çertifikata të ndryshme përsa i përket informacioneve për shëndetin e tyre, përsa i përket Kontrollit Mjekësor Bazë, përsa i përket çertifikatës së vaksinimit” tha Manastirliu. 

Nga data 1 Maj 2022, revolucioni digjital në fushën e shëndetësisë ka hyrë në një fazë të re, me mbylljen e sporteleve fizike dhe kalimin tërësisht online të aplikimeve në sistemin shëndetësor. Në këtë mënyrë, eleminohen burokracitë, përmirësohet koha dhe cilësia e marrjes se shërbimeve për 26 aplikime në total në institucionet e MSHMS për  rreth 11 000 dokumenta në vit. Institucionet të cilat ofrojnë shërbime online janë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale; Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (AKBPM); Agjencia e Sigurimit të Cilësisë te Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror; Shërbimi Social Shtetëror; Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm te Kujdesit Shëndetësor.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë