Tregu i fruta perimeve në qytetin e Vlorës nuk ofron asnjë kusht, tregtarët: Premtime prej 28 vitesh në çdo fushatë

Më shumë se 28 vite, tregjet e qytetit të Vlorës nuk ofrojnë asnjë kusht minimal për tregëtimin e fruta perimeve. Kamera e Report Tv  ka qenë sot tek tregu i madh i qytetit të Vlorës i cili ndodhet në qëndër të qytetit, siç duket nga pamjet, ky treg është tërësisht jashtë çdo kushti higjieno-sanitar.

Çdo gjë ka ngelur ajo që ka qënë para 28 vitesh, edhe ato pak investime që janë bërë, si tendat me llamarina për tu ruajtur nga shiu dhe dielli i kanë bërë vetë tregëtarët.

Bashkia e Vlorës gjatë gjithë kësaj periudhe nuk ka marrë asnjë masë për rregullim dhe sistemim e këtij tregu. Edhe pse çdo dy vite në fushatë është premtuar pa fund për ngritjen e një tregu bashkëkohor deri më sot asnjë gjë nuk është bërë.

Tregëtarët shprehen se çdo qytet në shqipëri ka bërë një treg me kushte të mira ndërsa tregjet e Vlorës nuk ofrojnë asgjë, mungesë banjosh, mungesë uji etj.

Ndërkohë që me ardhjen e turistëve për sezonin turistik dhe ata pushues që do preferojnë Vlorës prezantime me këtë treg lë shumë për të dëshiruar. E ata tregëtar që shesin produktet e tyre bujqësore shprehen shumë skeptik se mund të ndryshojnë kushtet e këti tregu pasi historia është përsëritur sa herë që ka zgjedhje, vetëm premtime boshe.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)