Letra/ Trump i shkruan Thaçit: Momenti për marrëveshje historike me Serbinë, ju pres me Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë

Letra/ Trump i shkruan Thaçit: Momenti për marrëveshje historike me Serbinë, ju pres me Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump dhe Hashim Thaçi gjatë një takimi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka thënë se i mirëpret përpjekjet e Kosovës për pajtim me Serbinë. Ai i ka bërë këto komente në një letër drejtuar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Në letrën e tij Trump thekson gjithashtu se është i gatshëm të presë në një takim në Shtëpinë e Bardhë dy presidentët Hashim Thaçin dhe Aleksandar Vuçiç. 

Dështimi për të kapitalizuar këtë mundësi unike do të ishte ngecje tragjike, sepse një mundësi tjetër për paqe gjithpërfshirëse nuk ka gjasa të ndodhë shpejt. Ju bëj thirrje juve dhe liderëve të Kosovës që të shfrytëzoni këtë moment unik, të flasin me një zë të unifikuar gjatë bisedimeve për paqe dhe të përmbahen nga veprimet që do ta bënin të vështirë arritjen e një marrëveshjeje. Unë pres që në Shtëpinë e Bardhë t’ju mirëpres Ju dhe Presidentin Aleksander Vuçiç, për të festuar atë që do jetë një marrëveshje historike.

Donald Trump, president i SHBA

Gjithashtu Trump ka theksuar se SHBA-ja ka investuar shumë në suksesin e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. “Ne duam që vendi juaj të ketë sukese”, ka thënë Trump. “Ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë përpjekjet e juaja për të arritur një marrëveshje, e cila balancon interesat edhe të Kosovës edhe të Serbisë”, është shprehur ai.

Letra e Trump drejtuar Thaçit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Faik: 19/12/2018 11:30

    Fuck Trump ! Fuck PD ! Fuck LSI ! Fuck Vuçiç ! Fuck Serbia ! Rroftë KOSOVA dhe SHQIPËRIA ! Rroftë Hashim Thaçi ! Hashim Thaçi po mundohet që KOSOVA të njihet si Shtet nga Serbia , por Vuçiç dhe SerboMëdhenjtë janë Dredharakë dhe të PaBesueshëm , biles edhe TRUMP Leshi është një Filo Serb i Fëlliqur , që nuk duhet Besuar KURRË ! I bëj thirje të Nderuarit President Hashim Thaçi , që mos ti besoj KURRË "GJARPËRIT" TRUMP , sepse TRUMP është Filo RUS dhe Filo SERB! Po të ishte BILL CLINTON i madh , do ishte ndryshe , sepse CLINTON ishte Filo SHQIPTAR dhe na donte neve SHQIPTARËVE si POPULL ! RROFTË BILL CLINTON

    Përgjigju
  • CaBone: 19/12/2018 10:46

    Ore te gjith mund te hamendsojm por koha do e tregoj gjithcka. Kjo levizje pak a shum u priste, sa per europen ata jnfusin pordhes kot se vetem Kosova nuk leviz dot lirshem sot ne ballkan. Dhe pse nje shtet sovran mos te ket ushtrine e vet? Sa per shvendosjen e kufinjve un personalisht skam nai kundershtim nqs se behet per normalizimin e situates. Nqs behet qe Serbia te fitoj me shum pasuri natyrore te Trepces e Kosova te mari lesht e Marikes ateher jam plotsisht kundra. Amerika shikon interesat e veta ne readh te par por dhe ta kesh aleat sot ne ket koh ku neve duan tna shqyejn nga te 4 anet nuk eshte keq them un. Por kto i din verem ata qe meren me ate pun ne tjeret ja fusim ne ajer kot. Respekte

    Përgjigju
  • Anton: 19/12/2018 06:25

    Per sa te jete thaci dhe grupi I hajnave kosova e mbaruar eshte Rinia ka ik sikur ne shqiperi Kane mbetur vetem hajnat dhe sherbet oret e tyre Harrova dhe brainwashed people me shqiponjen me duar

    Përgjigju
  • Arbër: 18/12/2018 16:45

    Kjo nuk është gjë e mirë për Shqipërinë shqiptarët dhe Kosovën, këtu mund të merr fund veriu i Dardanës!!!

    Përgjigju
    • Erik: 19/12/2018 07:24

      Diten qe u formua ushtria kam bere urimin dhe kam thene Poor shume shpejt ka gjasa te vije kerkesa per korrigjimin e kufijve, sepse me cuditi fakti qe SHBA-te ia shkelen syrin me aq kollajllik Kosoves dhe atehere Kosova do ngelet vetem si peshku pa uje kur te kete kunder edhe BE-ne, SHBA dhe NATO. Uroj te jem gabim, por s'me pelqen kjo pune.

    • Snap: 18/12/2018 18:10

      Nuk mund te flasim para kohe, Kosova ne negociata duhet te sillet si fitimtare ashtu siç fitoi luften, mendoj se negociatat jane nje nder hapat me te rendesishem pas luftes dhe pavaresise, uroj qe te tregohet profesionalizem dhe gjothshka ti sherbeje te ardhmes dhe te parandaloje konfliktet politike qe mund te lindin

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Vrau foshnjën duke e hedhur në lumë, mjeku i Tapizës për Report Tv: Nënë e përkushtuar e 5 fëmijëve, s’ka ardhur kurrë për vizitë

Vrau foshnjën duke e hedhur në lumë, mjeku i Tapizës për Report Tv: Nënë e përkushtuar e 5 fëmijëve, s’ka ardhur kurrë për vizitë