'Tumankuqe moj belhollë', thotë kënga, por a e dini në të vërtetë se për cilat tumankuqe bëhet fjalë (VIDEO)
Koleksionistja e veshjeve tradicionale shqiptare, Linda Spahiu, na mirëpriti në muzeun ku ruhet një trashëgimi i rrallë dhe e çmuar e etnografisë shqiptare. Këtë herë u ndalëm tek veshja çame, dhe tek përshkrimi i tumaneve të famshme.
Në Shqipëri është vështirë të gjesh të tillë njerëz si Linda Spahiu, të cilët kanë kaq informacion për veshjet tradicionale shqiptare.Koleksioni i saj i madh, i bukur do të kërkonte ndoshta edhe më shumë se një jetë për ta pasqyruar atë në sytë tanë.Vendi ku ajo ruan koleksionin e saj gjigand është një prej më të çmuarve e më me vlerë në vendin tonë, e aty Linda nis të flasë natyrshëm duke përshkruar madhështinë e këtij kostumi çam.
"Tumankuqe moj belhollë, ma bën me sy, ma bëj me dorë". Me siguri të gjithë i kemi dëgjuar vargjet e kësaj kënge nëpër gëzime familjare, por a e dini në të vërtetë se për cilat tumankuqe bëhet fjalë?
Hap pas hapi Linda na tregon këtë magji të etnografisë shqiptare
Linda ndërhyn në veshje duke i restauruar ato, por duke ruajtur gjithmonë pjesë të identitetit të tyre. Këtij jeleku unik , i ka ndërruar astarin , por ka qenë edhe përpara një dileme në se duhej të vazhdonte me ndërhyrje të tjera.
Linda na tregon se ndonjëherë i duket vetja si me një gjykim jo të kthjellët , pasi në fantazinë e saj i duket sikur njeh gra të caktuara. Kjo gjë vjen nga prekja e shumë historive nëpërmjet veshjeve, por edhe nga profesioni i saj i vërtetë si mjeke. Ka raste shprehet Linda se gjen edhe letra nëpër veshje që tregojnë shumë për personin që e ka pasur.
Fatkeqësi e quan Linda faktin që objekti i vjen nga tregtari te tregtari duke kaluar dorë më dorë , jo pak herë ka pasur raste kur poseduesit e kostumeve popullore duan të ruajnë anonimatin.
Më tej Linda na shpjegon larminë e copave dhe materialeve për të cilat është konsultuar edhe me miken e saj etnografen, Afërdita Ozuni.
Në mënyrë të përmbledhur Linda na e tregon të kompletuar këtë kostum madhështor të zonës së Çamërisë.
Në përfundim ajo që vjen si një mesazh sa goditës, aq edhe kërkues për shoqërinë shqiptare është mosnjohja dhe nevoja për ta kthyer këtë gjë në nevojë të menjëhershme të rritjes së kulturës për thesarin e artë të etnografisë shqiptare.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
25.2%
-
Keq
60.6%
-
Nuk e di
14.2%
Vota total: 1592
Lajme të tjera
-
Ja çdo të ndodhë në Maj sipas astrologut Jorgo Pulla ‘Fiksojini mirë këto dy data...’ / Horoskopi mujor, Maj 2024
25 Prill, 16:21
-
Erëzat si ilaç, fuqia e tyre për të ushqyer trupin dhe parandaluar sëmundjet / Mësoni nga Altin Joka magjinë e erzave për sëmundjet që s'i dinit
24 Prill, 15:32
-
Kur lëkura paralajmëron sëmundje…Sklerodermia, sëmundja që plak para kohe / Ylli Merja rekomandon bimët më efektive
22 Prill, 15:13
-
Javë e mbarë, por dhe kujdes për këto shenja… / Horoskopi javor 22-28 prill nga Jorgo Pulla
22 Prill, 15:07
-
23 vjeç u prek nga kanceri në fazën e fundit/ Olivia, vajza luftarake që mposhti vdekjen rrëqeth me historinë e saj
18 Prill, 16:41
-
Po gabojmë rëndë / Ja çelësi i humbjes së peshës, Altin Joka: Nuk ka lidhje me kaloritë, por me…
17 Prill, 16:14
-
Rikthehet Olen Cesari, sjell 'ushtrinë' e tij për koncertin famoz në Tiranë/ Rrëfimi i virtuozit përtej notave të violinës, pasionet dhe pengjet
16 Prill, 15:59
-
Java më e mirë e vitit, ja çfarë duhet të bëni/ Horoskopi 15-21 prill nga Jorgo Pulla
15 Prill, 16:17
-
Luftojeni mykun në kohë rekord vetëm me këto produkte që keni në shtëpi / Ylli Merja: 100 % efektive
15 Prill, 14:47
-
Javë dinamike! Ndikimi i eklipsit diellor në 12 shenjat e zodiakut / Horoskopi 8-14 prill nga astrologu Jorgo Pulla
8 Prill, 14:44
-
Prostata ‘qendra dashurore e burrit’/ Shenjat e para të problemeve, zmadhimi i prostatës dhe kurat bimore më efikase
8 Prill, 13:47
-
Karafili i pazbuluar për efektet e tij / Altin Joka: Si ta përdorni për benefite maksimale
3 Prill, 15:15