Turi i llogaridhënies, Gjiknuri në Kamëz: Në shtator pritet të fillojë autostrada Thumanë-Kashar

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri shoqëruar nga Kryetarja e Partisë Socialiste të Tiranës Blerina Gjylameti dhe deputeti Rakip Suli zhvilluan një takim me banorë të Kamzës në kuadër të turit të llogaridhënies publike të qeverisë.

Në fjalën e tij, Gjiknuri u ndal tek investimet e programuara në infrastrukturën rrugore kombëtare me ndikim edhe për territorin e Bashkisë së Kamzës.

Ju e dini se ne po ndërmarrim investime të mëdha për gjithë pjesën e rrugëve lidhëse për nga veriu. Kjo do të thotë se edhe rruga Thumanë-Kashar, besoj nga Shtatori do të fillojë. Do të ketë një lehtësi të trafikut edhe drejt Kamzës pasi pjesa e veriut do të shkojnë drejt autostradës Tiranë-Durrës. Edhe pjesa nga Fushë Kruja në Kamëz do të ketë gjithashtu një lehtësim të trafikut.

Damian Gjiknuri, ministër i Infrastrukturës

Ai ju referua edhe çështjes problematike të trajtimit të mbetjeve ndërsa vuri në dukje se deri më tani ka munguar bashkëpunimi me pushtetin vendor për ti dhënë të njëjtën zgjidhje si Tiranës dhe rastit të Kamzës.

Ketu ka nevojë dhe për çështjen e mbetjeve. Ne i kemi propozuar kryetarit të bashkisë po jua themi. Ne po ngremë një incenerator në Sharrë dhe Kamza nuk ka pse të trajtohet veç si Tirana. Qeveria shqiptare ka marrë rrisqet e saj, ne shpenzojmë disa milionë dollarë çdo vit vetëm për trajtimin e mbetjeve në Qarkun e Tiranës. Skema jonë ka qenë që edhe mbetjet e Kamzës të shkojnë në Sharrë dhe të përpunohen aty. Qeveria do të japë mbështetjen e saj, bashkia do të marrë edhe ajo një rrisk, një kontribut të vogël financiar. Nuk kemi gjetur bashkëpunim. Këtë po jua them, zgjidhja është aty, problemi i mbetjeve në Kamëz do të zgjidhet siç po zgjidhet edhe në Tiranë. Është e rëndësishme që pushteti vendor këtu të jetë bashkëpunues me qeverinë në këtë drejtim.

 Damian Gjiknuri, ministër i Infrastrukturës

Kryetarja e Partisë Socialiste njëkohësisht deputete Blerina Gjylameti theksoi se nuk ka asnjë arsye që Kamza e cila ndodhet vetëm pak minuta larg qendrës së Tiranës të mos ecë në të njëjtin ritëm zhvillimi.

Të kemi edhe Kamzën jo ndryshe dhe me diferenca aq të mëdha sa është me Tiranën sot. Sikur shikojmë Tiranën që ka ndryshuar nga qendra deri në çdo periferi, po ashtu duhet të jetë dhe Kamza. Nuk ka munguar mbështetja e qeverisë për Bashkinë Kamëz por ka munguar vizioni, ka munguar përgjegjshmëria dhe ajo që duhet ta ketë çdo i zgjedhur që tu përgjigjet qytetarëve të tij, ata që e kanë votuar por edhe ata që nuk e kanë votuar. Ne sot jemi për të qeverisur jo vetëm ata që na votuan por edhe ata që zgjodhën një alternativë tjetër.

Blerina Gjylameti, deputete e PS

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 24/06/2018 12:40

    Gjiknur , autostrada Thumane-Kashar-Vore-Rrogozhine eshte shume e domosdoshme pasi rrit shpejtesine dhe afron veriun me jugun , por ajo qe me habit ne te gjitha koncwnsionet , rritet kosto e veprave dusa fish . KLSH te beje auditin e te gjitha koncendioneve be rruge , kur per rrugen Thumane -Kashar per nje km duhet nje kosto ndertimi 10 milion $ , kur ne Europe eshte trefishin me e ulet . Per 1 miliard & do te bdertohen rreth 160 km rruge . Eshte identik si rruga e kombit( e pambaruar deri sot) kyshtoi 1.3 miliard dollar . Korrupsioni me i madh ne Shqiperi eshte arritur ne infrastrukture

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria rekord në Europë për numrin e kafeve, eksperti i ekonomisë: Me investimet në baret luksoze pastrohen lekët e krimit

Shqipëria rekord në Europë për numrin e kafeve, eksperti i ekonomisë: Me investimet në baret luksoze pastrohen lekët e krimit