POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Të ekzekutuar në masakrat e Elbasanit, zbardhet konflikti për drogën Alibej-Bedalli në Itali (Përgjimet)

Endrit Alibej i vrarë pak ditë më parë në Elbasan bashkë me xhaxhain Arben Dylgjeri dhe nje qytetar turku Erdal Durunay, zbulohet qe ka patur një konflikt disa vite më parë me Eno Bedallin, të ekzekutuar në atentatin që iu bë Capjave po në Elbasan në 3 shkurt të 2016-së. Report TV ka arritur të sigurojë ekskluzivisht dosjen e autoriteteve italiane me të gjitha përgjimet ku rezulton se Endrit Alibej dhe Eno Bedalli përplasen për një borxh për shkak të trafikut të kokainës. Endrit Alibej e Eno Bedallin, si dhe 29 persona të tjerë janë arrestuar në Itali në 4 qershor të 2013 si pjesë e një grupi të madh kokaine që drejtohej nga Alibej dhe vëllai i tij. Ky grup dyshohet se për disa vite ka blerë kokainë në Hollandë dhe më pas e kanë shitur në zonën e Astit në Itali.

Vrasja e Endrit Alibejt dyshohet se ka ardhur për shkak të konflikteve për kokainën jashtë Shqipërisë. Një prej këtyre konflikteve është i zbardhur edhe në dosjen e autoriteteve italiane, ku në nëntor të 2011-së Endrit Alibej ka një marrëdhënie të acaruar me Eno Bedallin. Alibej dhe Bedalli flasin për një borxh ''7000 leke'' qe prokuroret italiane e kane interpretuar si nje borxh per nje furnizim droga ''7.000 euro'' por qe ne fakt mund te ishte edhe me shume.

Nga bisedat e përgjuara dallohet gjuha e kërcënimit pikërisht qe Endrit Alibej perdor ndai Eno Bedalli qe ne 3 shkurt 2016 u vrau ne nje atentat ne Elbasan bashke me Agron Capaj dhe   Ardit Sinakolli

Në këto biseda telefonike Endrit Alibej njihet me emrin Gabriel Manu, i cili është një nga 5 emrat që Alibej ka përdorur në Itali, sicc dallohet edhe nga kjo faksimile e dosjes italiane.(pamje e faksimiles te Endrit Alibej që përdor emrin Gabriel Manu)

Gjatë gjithë kohë që Endrit Alibej ka komunikuar me Eno Bedallin dhe është ankuar për vonesat e pagesës, ndërkohë që Bedalli dëgjohet të thotë se për momentin nuk ka para dhe se do ta laj borxhin me Endrit Alibejn, sapo të mbërrij në Shqipëri.

Endrit Alibej dhe Eno Bedalli

Nga mesazhet telefonike në datën 24 nëntor 2011 Bedalli i shkruan Alibejt:

Eno Bedalli: O shok ime sa erdha në shpi se isha në ba... Po nuk po vjen njeri për zotin se nuk po të rrej. Të hënë më tha. Ça ti bëj. Të hënën i ke të gjitha 7 mijë lek(euro)

Eno Bedalli: 7 mijë i kam. Pastaj ti se di qysh janë këto punë? Të hënën në darkë jam aty. Baj si ta bash. Ma baj hallall.

Komunikimi vijon në datën 27 nëntor

Endrit Alibej: Ç’farë ore do vish nesër o llapo?

Eno Bedalli: Nga darka se nga ora 5 e kam lënë me atë çunin

Endrit Alibej: Ore nesër hajde patjetër.

Një ditë më vonë kuptohet që Bedalli nuk do të shkojë të takojë Alibejn për të dorëzuar paratë:

Endrit Alibej: O llapo ça po bën

Eno Bedalli: Asgjë

Endrit Alibej: Ehh asgjë

Eno Bedalli: Vij sonte, vetëm se po pres një person. Kam takim në orën 5

Endrit Alibej: Ti duhet të vish se s’bën sonte

Eno Bedalli: Me patjetër që do të vij, i gjallë ose i vdekur

Endrit Alibej: Ok më telefono

Eno Bedalli: Në rregull, do të telefonoj sapo të jem afër

Endrit Alibej: Ej po tall k... me mua ti apo s’je mirë, po luan lojra. Hajde mbarojmë punë se nuk ndërmend të merrem me hallet e tua.

Endrit Alibej: Ore ... përgjigju pse e fik telefonin, nuk janë gjëra të mira këto. Ç’farë do bësh mos tall ... me mua

Endrit Alibej: Or ... përgjigju pse e ke fikur telefonin, nuk janë gjëra këto për tu bërë, por hajde dhe më sill paratë.

Eno Bedalli: O Tarzan më datë 29 jam në Shqipëri. Po ti sjell në Portin e Durrësit paratë, sepse nuk mund të vij tek ty, ose ndryshe do ti dërgoj me Moneygram. Vetëm se nga këtu nuk mund të dërgoj dot më shumë se 1500 euro në ditë.

Ndërkohë pas mospagesës së borxhit nga Bedalli, Endrit Alibej mban kontakte të vazhdueshme me kushuririn e Eno Bedallit në Gjermani ku i ankohet për borxhin.

“Nuk po të fsheh asgjë sepse jam i njëjti që kam qënë edhe më parë. Më ka thënë që do të mi dërgojë në datën 28, i jam përgjigjur që ti paguaj në çfardo forme që ai do, por mjafton që në datë 28 të më sjellë paratë”,  i shkruan Endrit Alibejt personit të identifikuar me emrin Kujtim.

Dosja e drejtësisë me përgjimet 

Gjithashtu Endrit Alibej komunikon edhe me xhaxhain e tij, që nga përgjimet në dosjen italiane rezulton me emrin Doni Dylgjeri. Alibej informon xhaxhain se vëllai i Eno Bedalli do ti japë 10 mijë euro deri në datën 31 dhjetor 2011.  Po nga këto përgjime Endrit Alibej i thotë xhaxhait se ai do të vij në Shqipëri vet për ta sqaruar këtë situatë.

Më pas autoritetet italiane nuk kanë mundur të përgjojnë në Shqipëri nëse konflikt mes Eno Bedallit dhe Endrit Alibejt është zgjidhur. Eno Bedalli është vrarë në 3 shkurt të 2016 në atentatin që iu bë Ccapjave në Elbasan dhe mbetet për tu parë ky konflikt ka vijuar edhe mes grupeve kriminale në Shqipëri. Por nga kjo dosje që Report TV publikoi rezulton një konflikt mes Bedallit dhe Alibejt, të dy të vrarë në periudha të ndryshme në qytetin e Elbsanit.

 

f.g./b.ha.
Komento