POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/ Makarona furre me ton dhe Supë me kos

Përbërësit

1 kokërr qepë

2 thelpinj hudhër

600 gr pure domate ( salcë)

250 gr ton në kuti

500 gr makarona

100 gr djath kaçkavall të butë3 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë çaji rigon

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja

Vendosim një tenxhere me ujë të bollshëm për të zier makaronat me 1 lugë kripë, për 6 minuta ( sa koha e zierjes)

Vendosim tiganin me 3 lugë gjelle vaj dhe kaurdisim qepën të grirë hollë bashkë me 2 thelpinj hudhër për 4 minuta. Shtojmë salcën dhe  lëmë së bashku të ziejnë për 3 minuta. Shtojmë pak sheqer, kripë, piper, tonin e kulluar , rigon (sipas dëshirës) dhe i lëmë të ziejnë së bashku . Më pas largojmë salcën  nga zjarri.

Kullojmë makaronat. Fillimisht shtrojmë pak salcë në fund të tavës. Hedhim makaronat , i mbulojmë ato me përsëri me salcë dhe pak borzilok të grirë e djathin kaçkavall të grirë.

Përsëri hedhim makaronat dhe i mbulojmë me salcë ,borzilok dhe djath të grirë.  Vendosim tavën në furrë në temperaturë 200 gradë për 25  minuta.

Receta e dytë : Supë me kos

Përbërësit

2 lugë gjelle vaj ulliri

1 qepë e vogël e bardhë

4 thelpinj hudhër

3-4 lugë gjelle oriz ( 1 lugë për person )

700 ml lëng perimesh

2 lugë gjelle miell

400 gr kos

30 gr gjalp

Nenexhik

3 lugë gjelle lëng limoni

Kripë , piper i zi , arrë moskat

1 lugë kafe piper i kuq

Përgatitja

Në një tenxhere ngrohim 3 lugë gjelle vaj ulliri. Shtojmë në të 1 qepë të vogël të grirë hollë dhe e kaurdisim duke shtuar 4 thelpinj hudhër të grirë imët. I kaurdisim së bashku me 4 lugë oriz si dhe 700 ml lëng perimesh duke e lënë të ziejë për 14 minuta.

Ndërkohë në tasin me kos, sitim 4 lugë miell dhe i trazojmë së bashku duke is htuar kripë në të.

Presim të ziejë orizi dhe shtojmë kosin duke e trazuar ngadalë. E lëmë të ziejë për 3 – 4 minuta.

E rregullojmë supën për kripë, piper të zi, arrë moskat, nenexhik të freskët. Shkrijmë gjalpin dhe pasi ta largojmë nga i nxehti, shtojmë në të piperin e kuq.

Servirim supën duke hedhur një lugë gjalp të freskët me piper të kuq.

Ju bëftë mirë !

 

a.ko./b.ha.
Komento