POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/Revani me shije bakllavaje dhe Fileto pule me salcë dhe mozarela

Receta e parë : Revani me shije bakllavaje 

Përbërësit :

10 kokrra vezë

10 lugë sheqer

300 gr arra të grira

10 biskota pa yndyrë ( të grira )

2 lugë gjelle peksimadhe

1 pako pluhur pjekës

Shërbeti :

600 gr sheqer

400 ml ujë

2 lugë gjelle lëng limoni

Lëkurë limoni

Përgatitja : 

Fillimisht ndajmë të verdhat e vezëve në një tas dhe të bardhat në një tas tjetër. Në tasin em të bardhat e vezëve shtojmë gradualisht 5 lugë gjelle sheqer dhe i rrahim me rrahëse deri sa të formojmë një marengë të fortë.

Sheqerin e mbetur e shtojmë tek të verdhat e vezëve dhe i rrahim deri sa sheqeri të shkrijë.

Bashkojmë të verdhat me të bardhat e vezëve në një tas të vetëm duke i përzier mirë së bashku.

Shtojmë në tasin me vezë arrat e grira , biskotat e bluara gati si miell , 1 lugë çaji pluhur pjekës  dhe 2 lugë gjelle peksimadhe. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit.

Lyejmë një tepsi me gjalp dhe e pudrosim me peksimadhe. Nivelojmë brumin dhe vendosim tavën në furrë në temperaturën 170 ºC për 45-50 minuta.

Ndërkohë vendosim në zjarr ujin me sheqerin, lëngun e limonit dhe lëkurën e tij. E lëmë tenxheren të ziejë në temperaturë mesatare.

Nga momenti që fillone të ziejë e lëmë edhe 5 – 7 minuta të tjera. Më pas e largojmë dhe e lëmë të ftohet  jo plotësisht  port ë ketë një nxehtësi mesatare.

Pasi ëmbëlsira të jetë pjekur e lëmë të ftohet për 15 minuta , e presim në racione dhe më pas e shërbetosim. E lëmë të ftohet dhe e shërbejmë.

Receta e dytë : Fileto pule me salcë dhe mozzarella.

Përbërësit :

2 fileto pule

125 gr mozzarella

250 gr salcë domate

Gjysëm gote verë të bardhë

1 spec pikant ( sipas dëshirës)

1 lugë gjelle miell ( për pudrosje)

Borzilok

1 thelpi hudhër

Vaj ulliri

Kripë dhe piper

Përgatitja :

Lajmë dhe thajmë filetot e pulës , i marinojmë ato me kripë e piper dhe i pudrosim lehtë me miell.

Në një tigan me vaj ulliri kalojmë copat e pulës sat ë zverdhen pak nga të dy anët dhe i shuajmë me verë të bardhë. Sapo vera të ketë avulluar heqim mishin e pulës dhe e mbulojmë që të rrijë i ngrohtë.

Në tigan kaurdisim një thelpi hudhër sa të zverdhet. Shtojmë salcën e domates, kripë e piper, borzilok dhe pak spec pikant nëse keni dëshirë. Ziejmë salcën për 10 minuta deri sa ajo të jetë trashur pak.

Vendosim copat e pulës duke  i dhën një valë e duke i kthyer nga të dyja anët. Vendosim mbi ccdo copë nga një fetë të hollë me mozzarella. E ulim temperaturën e sobës dhe vendosim kapakun e tiganit me qëllim që mozzarella të shkrijë për disa minuta.

Servirim fileton e pulës me salcë dhe mozzarella duke e zbukuruar me gjethe borziloku.

Ju bëftë mirë!

a.ko./al.sp.
Komento