Gjykata e Afrikës së Jugut ka dënuar me burgim të përjetshëm dy burra të cilët u akuzuan për kanibalizëm. Sipas Gjykatësit Peter Olsen ata ishin fajtorë për “krimin më të neveritshëm. “The guardian” shkruan se bëhet fjalë për dy personat Nino Mbatha, 33 vjeç dhe Lungisani Magubane, 32 vjeç.
Ata u akuzuan për vrasjen e Zanele Hlatshwayo, vitin e shkuar. Mbatha u vetëdorëzua në stacionin policor në Estcourt, një qytet në provincën KëaZulu-Natal duke u shprehur se ishte lodhur duke ngrënë mish njeriu.
Në dorë mbante një çantë me një këmbë dhe dorë njeriu. Policia nuk e besoi deri në momentin që ai i çoi drejt një shtëpie ku kishte magazinuar pjesë të tjera trupi njeriu. Gjykata zbuloi se 24-vjeçari Hlatshwayo u vra posaçërisht për t’u ngrënë.